Paloka: Nesër shqiptarët kanë shansin për të ndryshuar të ardhmen

Paloka: Nesër shqiptarët kanë shansin për të ndryshuar të ardhmen

15:58, 13/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të shfrytëzojnë shancin që kanë nesër për të ndryshuar historinë.

Paloka është shprehur se nuk janë dhe aq larg vitet kur një tjetër diktator injorant e diabolik i vinte shqiptarët t'i binin lodrave e të kërcenin pikërisht në ditën që iu merrte tokat e pronat.

Postimi:

Neser shqiptaret kane nje shans tjeter per te ndryshuar jo vetem pushtetin, por dhe historine e tyre qe jo rralle i ka vendosur ne pozita aspak dinjitoze qe pas 1945 …

Nuk jane dhe aq larg vitet kur nje tjeter diktator injorant e diabolik i vinte shqiptaret ti binin lodrave e te kercenin pikerisht ne diten qe ju merrte tokat e pronat ! Kronikat e asaj kohe , me njerez qe hidhen perpjete gjithe gezim nen tingujt e cyrleve dhe dajreve nderkohe qe dorezojne dhe lopen e fundit qe ju mbante me qumesht femijet, nuk ndryshojne fare nga kronikat e kesaj fushate ku sheh nje popull te mjere qe hidhet perpjete me tallavane e Rames nderkohe qe zyrtaret e majmur , pushtetaret, perplasin duart rreth tyre me nenqeshje cinike ne surratet e lyrosur .

Prandaj vota neser nuk eshte vote vetem per te shpetuar pluralizmin e demokracine ne kete vend, po eshte vote per te shpetuar dhe dinjitetin e gjithesecilit. Eshte vote kunder atyre qe jo vetem ju kane varferuar por dhe tallen me varferine tuaj! Eshte vote kunder atyre qe jo vetem ju dhunojne por edhe ju poshterojne pasi ju kane dhunuar!

Prandaj neser votoni kunder varferise, kunder dhunes , kunder arrogances e poshterimin. Boll e shitet dinjitetin dhe te ardhmen e femijeve tek shkaktaret e mjerimit tuaj!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keni shansin t zgjidhni hajdutin e radhs13/05/2023 18:48

Në fakt shqiptarët e kanë pasur 30 vite shansin për të ndrshuar të ardhmen. Por problemi kanë qënë bandat politike dhe kandidatlt e tyre. Pra, në vend që të kishin premtime serioze dhe kandidatë të ndershëm, për deputet apo bashkiakë, në fakt të gjithë krahët poltikë që kanë qënë në pushtet vetëm kanë vjedhur popullin, e kanë poshtëruar dhe e kanë shpopulluar. Parimi ka qënë si shprehja e E.Shalsit dikur: Na votoni ne se nuk do vjedhim aq trashë sa ata që janë në pushtet. Pra do vidhnin më pak e më bukur. Por, përherë e njëjta histori, hajdutët sofistikoheshin e vidhnin më shumë e trashë e më trashë.

Shto koment

Denonco