Fredi Beleri mesazh nga burgu mbështetësve të tij: Momenti është tani, ju dua të gjithëve në krah!

Fredi Beleri mesazh nga burgu mbështetësve të tij: Momenti është tani, ju dua të gjithëve në krah!

14:28, 13/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati për kryetar Bashkie në Himarë, Fredi Beleri, i cili është lënë sot në burg nga gjykata e Vlorës, ka reaguar për herë të parë nga qelia.

Në një postim në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’-ut, Beleri iu bën thirrje himariotëve dhe jo vetëm që ta mbështesin në zgjedhjet e 14 majit. Mes të tjerash ai shpreh falënderime për mbështetjen ndaj tij, duke theksuar se ka nevojë për të gjithë.

“Momenti është tani!! Ju dua të gjithëve në krah!! Asnjë të mos mungoj në zgjedhjet e 14 Majit!!

Të gjithë jemi NJË dhe ju falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen, për dashurinë dhe ndihmën tuaj!!

Të gjithë bashkë për ndryshimin!! Për të ardhmen e vendit tonë!!”, shkruan në mesazhin e tij Beleri.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, u arrestua pak pas mesnate të premten, nën akuzën për blerje votash. Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet politike, ndërsa opozita e ka cilësuar skenar të Ramës. Po ashtu, reagime ka pasur dhe nga qeveria greke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco