Përsëritet skandali, kadastra e Elbasanit shpërndan legalizime për të blerë vota

13:17, 13/05/2023
A+ Aa A-

Sot duhet të ishte heshtje zgjedhore dhe kadastra duhet të ishte e mbyllur. E njëjta gjë që po ndodh në Tiranë po përsëritet në institucionin e Kadastrës në Elbasan.

Disa persona janë thirrur sot për të marrë legalizimin që kishin vite që i prisnin dhe sot ditën shtunë një ditë pushimi ata janë thirrur nga punonjës të kadastrës për të marrë dokumentat e premtuar në këmbim të votave.

Në bazë të videove që ne kemi siguruar është një dera pas institucionit dhe njerëzit e thirrur me telefon futen dhe shkojnë në një zyrë në katin e tretë ku marrin atë që u është premtuar.

Gazetari i Syri TV është shprehur se kemi tentuar të futemi në institucion dhe kemi kërkuar që të na bëhet me dije nëse ka persona dhe zyrtarë të pranishëm në institucion ndërsa thekson se edhe roja nuk është në derën e kadastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco