Njerëzit e Ballukut terrorizojnë Dibrën/ Prokuroria i shfajëson

09:54, 13/05/2023
A+ Aa A-

Përshkallëzohet situata në Dibër. Njerëzit e zëvendëskryeministres Belinda Balluku vazhdojnë terrorin për vota.

Pas tentativës për blerje votash në qytetin e Peshkopisë nga eksponentë të Partisë Socialiste, pak orë më vonë të së premtes, ka ndodhur një tjetër ngjarje që ka lidhje me incidentet e mëparshme. Pas një debati verbal mes simpatizantëve të koalicionit opozitar dhe përfaqësuesve të PS-së në Maqellarë, gjatë largimit në shtëpi të të parëve për në fshatin Kllobçisht, nga makina me targë BX 495 CW, tipi Mercedes ML, ngjyra jeshile, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Më pas makina është larguar me shpejtësi, por ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë, por pa u dëmtuar dhe më pas është larguar në drejtim të paditur dhe policia menjëherë ka qenë e pranishme në vendngjarje, por pa arrestuar autorët.

Personat brenda makinës kanë qenë të maskuar me kapuç. Kjo makinë ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në Maqellarë dhe fshatrat përreth. Qytetarët e pranishëm në vendngjarje deklaruan dhe dyshuan se ishte ish-administratori i njësisë administrative Maqellarë Erger Kosiqi, sot drejtor i Sigurimeve Shoqërore në Peshkopi.

Ndërkohë pas denoncimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Dibër, Ismail Uka, të një rasti të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në Dibër – prokuroria thotë se s’ka gjetur pagjishmëri.

Organi i akuzës në Dibër bën me dije se kanë nisur hetimet pas kallëzimit të Ukës, se në një banesë në Peshkopi bëheshin pazare për vota. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, prokuroria shton se nuk ka rezultuar asgjë e paligjshme. Sipas prokurorisë, tre persona janë shoqëruar në polici, dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco