Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Thirrja ime për të gjithë shqiptarët kudo që janë: Votoni kandidatët e primareve, kandidatët e ndryshimit'

'Thirrja ime për të gjithë shqiptarët kudo që janë: Votoni kandidatët e primareve, kandidatët e ndryshimit'

07:30, 13/05/2023
A+ Aa A-

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë.

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, qytetarë të fitores, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Të dashur kryetarë, drejtues të koalicionit të 25 partive politike, koalicionit më të fuqishëm në historinë e pluralizmit. 

Së pari një mirënjohje të pakufishme, qindra mijëra, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve dhe të moshuarve për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë fushatës elektorale të koalicionit tonë, fushatës elektorale të kandidatëve të lirisë. 

Me mbështetjen e tyre, besimin e tyre, ju i sollët Shqipërisë dhe shqiptarëve, pranverën e bukur, pranverën fitores. 

Një mirënjohje të pakufishme, nderimin më të madh ndaj BelindKëlliçit dhe 61 kandidatëve të primareve të cilët shkëlqyen si yje të vërteta të lirisë me fushatën e tyre, me takimet, bisedat, projektet, programet. Kurrë ndonjëherë qytetari shqiptar nuk është ndjerë më i përfillur, nderuar, vlerësuar, ashtu siç e meriton nga përfaqësuesit e artë të tij të sotëm dhe të ardhshëm. 

Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë.

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë! 

Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet. Ne sonte përmbyllim fushatën me të cilën ne ja dolëm të bindim shqiptaret dhe shqiptarët, ja dolëm të takojmë shqiptaret dhe shqiptarët të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj të votojmë ndryshimin, të votojnë Belind Këlliçin, të votojnë kandidatët tanë të fitores, IgliCarën në Durrës, Bardh Spahinë në Shkodër, Luçiano Boçin në Elbasan, Ledina Alollin në Korçë, Hysni Sharrën në Vlorë, Evdar Kodhelin në Fier, Eduard Sharkon në Lushnje, DorjanLanin në Gjirokastër, doktor Zija Ismailin në Berat. 

Të votojnë qytetarët e tyre të mrekullueshëm me bindjen, garancinë se projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive tona, në bashki të qytetarëve dhe komuniteteve të tyre. 

Miqtë e mi! 

Tek flas para jush, mendja më shkon tek fushata e vitit 2013. Në atë fushatë forcat politike konkurronin me një program se cila do të krijojë vende pune më shumë, se cila do të rrisë rrogat më shumë por qytetarët, se cila do të ofrojë shërbime më të mira, se cila do të udhëheqë Shqipërisë drejt hapësirave euro-atlantike më e sigurtë.

Ndaluni sot. Kthehuni tek kjo fushatë. Ne sot  flasim se si do të ndalojmë varfërinë e frikshme, se si do të frenojmë, shpopullimin, shkretimin e vendit. Se si të frenojmë largimin masiv të rinjve nga Shqipëria. Se si të mbrojmë pluralizmin, se si të shpëtojmë Shqipërinë nga abiset e historisë, se si të mbrojmë vokacionin perëndimor të kombit tonë, orientimin euroatlantik të Shqipërisë, se si të ruajmë nordin tonë drejt Brukselit. 

Në një kohë kur partia tjetër, sekti tjetër e hapi fushatën me eksploziv, e mbyll me arrestime, vazhdojnë fushatë me tallje për qytetarët, me tallava, me sharje prej ordineri për kundërshtarët. Vazhdojnë fushatën duke u zotuar shqiptarëve se në Bruksel do të shkojnë si vasal i Beogradit, vazhdoi fushatën me mashtrime ordinere se do të dyfishoj rrogat, etj., etj. 

Pra para situatës teje të rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria, para vuajtjeve të mbarë qytetarëve shqiptarë, vuajtjes të çdo nëne që në mëngjes mendon se me çfarë të ushqejë fëmijën e vet, të çdo nëne që shkon në dyqan dhe përballet me çmimet e frikshme të ushqimeve, të çdo babai, që me vështirësi jep kontributin e tij për mbajtjen e familjes, të çdo të riu i cili nuk mund të mendojë të ndërtojë folenë e tij, të ndërtojë endërrën e tij, me prindërit, shokët e miqtë në Shqipëri, por mendon se në cilin vend duhet të largohet se ku duhet të shkojë.

Pra në këtë situatë, dhe votimi i 14 majit ka një rëndësi jetike, vendimtare për fatin e Shqipërisë, për fatin e shqiptarëve. 

Ndaj dhe unë kam një mesazh sonte për çdo demokrate e demokratë, të gjithë kudo që jeni, me 14 maj të votoni kandidatët e primareve, të merrni pjesë në votime, të votoni 1-shin. 1-shi është fati që shkatërron Edi Ramën, 1-shi është fati që përmbys monzimin, 1-shi është fati me të cilin ju firmosi fitore. 1-shi është fati me të cilin ju i jepni përgjigjen më të merituar armikut më të egër të PD-së, të  pluralizmit shqiptar. 

 Por mesazhi im është i njëjtë për çdo socialist shqiptar, unë ju them sonte se 14 maji është një ditë shpëtimi për ju.

Votoni kandidatët e primareve, votoni koalicionin ‘Bashkë  Fitojmë’, votoni 1-shin që të rifitoni çfarë, të rifitoni PS-në e uzurpuar nga një bandë kriminale që quhet Rilindje, e cila ju paraqet ju ashtu siç nuk jeni.

Nuk jeni ju njerëzit e krimit, nuk jeni ju populli i mafias, por ju jeni njerëz të ndershëm që ​besoni në parimet e pluralizmit, besoni në demokraci dhe vlerat e saj.

Mesazhi im sonte është për të gjithë shqiptarët pa parti. Hidhni mënjanë indiferencën. Ajo është fatale për ju dhe Shqipërinë. 10 vite ngricë, 10 vite dimër, 10 varfëri në rritje, 10 vite largim masiv i shqiptarëve, asnjë e re dhe i ri, asnjë burrë dhe grua i këtij vendi, nuk duhet të qëndrojë indiference. Më 14 maji të votojë 1-shin, të votojë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, të votojë Belind Këlliçin, të votojë kandidatët e primareve.

Të dashur qytetare dhe qytetarë. 

48 orë na ndajnë nga fitorja, 48 orë na ndajnë nga ngadhënjimi i pluralizmit, na ndajnë nga shpresa e madhe që po vërshon në mbarë Shqipërinë. Ndaj dilni në votime dhe mos harroni, se njeriu që ka frikë nga veprat e tij, se njeriu që ka frikë nga vjedhjet që u ka bërë, se njeriu që ka frikë nga dëbimi i shqiptarëve, se njeriu që ka frikë nga krimet e tij, kalon si hije nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje mos dilni në votime. Kalon në skuta me sejmenët e tij dhe shpërndajnë para, frikë. 

Këtu para jush do i them Edi Ramës: mbaje mend se mund të vjedhësh ndonjë kovë në lumin që rrjedh, mund të vjedhësh ndonjë votë, por lumin nuk e vjedh dot. Por të garantoj, se rryma  e tij, rryma e ndryshimit, rryma e fitores do të marrë përpara, do të të fshijë, do të çojë atje ku e meriton.

Edi Rama, hiq dorë se populli është në këmbë se shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë, janë më të vendosur se kurrë të mbrojnë liritë e tyre.

Miqtë e mi! 

Gara mbyllet në Tiranë ndaj dhe unë dy fjalë do them për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. Ta falënderoj atë se me energjinë e tij rinore, me shpirtin e tij të pastër, me formimin e tij të shkëlqyer, me traditën e tij familjare të shkëlqyer, nderon çdo qytetar të Tiranës, çdo qytetar shqiptar.

Belind Këlliçi është prototipi më i mirë i të riut të suksesshëm. Ne ndjehemi krenar se ai garon si ndofta më i riu, më mirë i shkolluari, më me energji dhe me projektet më të mira në historinë e këtij qyteti.

Ju konstatuat programin. 

Nuk ishte e lehtë të premtonte transportin falas, por nuk mund të mos e premtonte kur mendonte rëndimin që ky transport u shkaktonte qytetarëve të Tiranës, u shkaktonte veçanërisht banorëve të fshatrave të Tiranës.

Nuk mund të mos premtonte ai, të mos ju kthente ju një pjesë të atyre parave që kryetari aktual i vjedh, i vjedh. 

Belind Këlliçi një përfaqësues dinjitoz i koalicionit tonë, shpalosi në program parimet më të mira që vendosin qytetarin, aftësitë e tij, gjeninë e tij krijuese, iniciatën e tij të lirë, në epiqendër të programit të tij.

Ndaj dhe ai u zotua për çlirimin tuaj nga taksat, nga tatimet, nga barra tjetër e rëndë qoftë mbi qytetarët, mbi bizneset, mbi fermerët. Pra, Belind Këlliçi paraqiti, premtoi një Tiranë tjetër për qytetarin, për kushtet e jetesës së tij.

Por dy gjëra, ftoj qytetarët e Tiranës të mos harrojnë. Nuk ka krim më të shëmtuar se sa ne sot të jetojmë në një nga 10 qytetet më të ndotura të planetit. Çfarë do të thotë të jetosh në 10 qytetet më të ndotura të planetit? Do të thotë të kesh një sëmundshmëringa sëmundjet e këqija të paktën 4, 5 apo 6 herë më të lartë se në qytete të pastërta.

Ky kryetar që është sot ka disa probleme madhore. Së pari, më keq akoma, më keq se hajdut, së pari ai është një shtiak është një fals, dhe ai që është fals, ai po ta shpërbësh falsin, nuk e di se çfarë del prej tij, ai është një fals.

Ja ku është Belind Këlliçi, njëri prej jush, një i ri mes jush. I cili u paraqit para jush me vërtetësinë, me identitetin, me dashurinë, me respektin, me sinqeritetin dhe me besimin te ju.

Po ky kryetari fals çfarë i bëri qytetit në këto 8 vite? I garantoi ajrin më të papastër, ajrin me substancat më toksike. Dhe si e zgjidhi këtë punë? E zgjidhi këtë punë duke ndaluar monitorimin e ajrit. Duke mos lejuar agjencinë kombëtare të mjedisit me monitoru ajrin e kryeqytetit. 

Tirana është mes ujërave, ujë nuk ka, por edhe ai ujë që u vjen, u thuhet zyrtarisht qytetarëve mos e pini se shkoni në spital. Nuk vdisni, por shkoni në spital. Çfarë përfaqëson ky për ju, a mund të më thoni ju, demokratë, socialistë të paparti. A votohet ky njeri?

Ky u bë famoz në Europë, në botë me pyllin e tij orbital. 1 milionë pemë është vjedhja e faturës së 1 milionë fidaneve. Unë e konsideroj këtë, vjedhjen më skandaloze që mund të ketë bërë një kryetar bashkie.

Edhe ky është një moment, krahas programit të shkëlqyer, krahas programit që adreson problematikën e madhe të qytetarit. 

Të votoni Belind Këlliçin, të votoni numrin 1, të votoni ‘Bashkimin për Fitoren’.

Thirrja ime është edhe njëherë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në të gjitha bashkitë e vendit, të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë yjet e lirisë, të votojnë kandidatët e qytetarëve, kandidatët e pranverës e pranverës së demokracisë, kandidatët e ndryshimit, kandidatët e fitores.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria! 

Fitore, fitore, fitore! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco