VIDEO/ Intervista ndryshe e Belindit për 'Piranjat'

23:54, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin investigativ 'Piranjat'. 

***

Florjan Binaj: Kur thua Tiranë, gjëja e parë që të vjen në mendje?
Belind Këlliçi: Shtëpia, familja. 
Florjan Binaj: Njeriu dallohet nga fjalët apo nga gishtat?
Belind Këlliçi: Nga veprat.
Florjan Binaj: Partia dallohet nga vula apo nga gishtat? 
Belind Këlliçi: Nga njerëzit.
Florjan Binaj: Për çfarë ka nevojë më shumë Tirana për banjo publike, për shtëpi publike, për parkingje publike apo parkingje private?
Belind Këlliçi: Për punë publike. 
Florjan Binaj: Një orë trafik apo 10 minuta ecje anës së Lanës?
Belind Këlliçi: Anës së Lanës ecje pas 14 Majit se do ta rikualifikojmë dhe do ta pastrojmë. 
Florjan Binaj: Çfarë nuk shkon me lumin e Lanës? 
Belind Këlliçi: Era, kutërbimi. 
Florjan Binaj: Kur do të vijë dita që Lana të ketë sërish peshk dhe delfina si dikur?
Belind Këlliçi: Shumë shpejt. 
Florjan Binaj: A i ke rënë ndonjëherë borisë në trafik?
Belind Këlliçi: Kush nuk i ka rënë, sa herë, thuaj. 
Florjan Binaj: Sa duhet të jetë një qira normale në Tiranë?
Belind Këlliçi: Sa një nga bluzat e lira të Erion Veliajt. 
Florjan Binaj: Si i ke marrëdhëniet me lopatën?
Belind Këlliçi: Nuk njihemi. 
Florjan Binaj: Do jesh kryetar i lopatës apo i lapsit?
Belind Këlliçi: I stilolapsit. 
Florjan Binaj: A di ndonjë numër magjie?
Belind Këlliçi: Pesa. Belind Këlliçi. 
Florjan Binaj: Pika më e fortë sipas teje e kundërshtarëve?
Belind Këlliçi: Mashtron pa iu dridhur qerpiku.
Florjan Binaj: Po pika më e dobët?
Belind Këlliçi: Mashtron pa iu dridhur qerpiku. 
Florjan Binaj: Pika më e fortë e jotja?
Belind Këlliçi: Këmbëngulja. Vullneti. 
Florjan Binaj: Pika jote më e dobët?
Belind Këlliçi: Ndjeshmëria e lartë. 
Florjan Binaj: Si është për ty trotuari ideal?
Belind Këlliçi: I shtruar dhe ku mund të kalojë nëna e re me karrocë fëmije. 
Florjan Binaj: Po parku ideal. 
Belind Këlliçi: Me pemë. 
Florjan Binaj: Temperatura ideale brenda autobusit?
Belind Këlliçi: 20 gradë. 
Florjan Binaj: A duket Dajti nga shtëpia jote?
Belind Këlliçi: Sigurisht që jo. 
Florjan Binaj: Po kullat?
Belind Këlliçi: Sigurisht që po. Florjan Binaj: Pse mendon se kundërshtarët nuk dalin në debat?
Belind Këlliçi: Nuk ka bilanc. Ka frikë, nuk përballet. 
Florjan Binaj: Pika më e bukur turistike e Tiranës?
Belind Këlliçi: Mund të them tre, Shëngjergji, Baldushku, Petrela. 
Florjan Binaj: Një pikë turistike që është lënë shumë pasdore?
Belind Këlliçi: Shëngjergji. 
Florjan Binaj: Vendi me hijen më të freskët në Tiranë?
Belind Këlliçi: Poshtë kullës së sahatit. Është dopjo hije, është edhe kulla mbrapa sahatit.
Florjan Binaj: Vendi me diellin më të mirë në Tiranë?
Belind Këlliçi: Sheshi Skënderbej, mund të skuqësh vezë në verë. 
Florjan Binaj: A do të vazhdojnë të kenë logo semaforët?
Belind Këlliçi: Do t'i bëjmë inteligjentë, me logo dhe timer perfekt. 
Florjan Binaj: A ndaloni për të ledhatuar qentë dhe macet e rrugës?
Belind Këlliçi: Edhe ata të pavaksinuar. Dhe do t'i vaksinoj, jam animalist.
Florjan Binaj; Çfarë të mungon sot në Tiranë?
Belind Këlliçi: Teatri Kombëtar. 
Florjan Binaj: Rreziku më i madh për Tiranën sot?
Belind Këlliçi: Erion Veliaj! 
Florjan Binaj: Shpresa mw e madhe pwr Tiranwn sot?
Belind Kwlliçi: Belind Kwlliçi. 
Florjan Binaj: Çfarë nuk duhet të bëhet kurrë falas?
Belind Këlliçi: Puna. 
Florjan Binaj: Parisi ndaloi skuterat elektrikë. Po në Tiranë mendoni se duhet të kufizohen?
Belind Këlliçi: Jo, duhet të incetivohen. 
Florjan Binaj: Një pyetje që do të doje të ta bënin, por që s'ka ta kanë bërë kurrë?
Belind Këlliçi: Si të thërrasin Belo mbrapsht? Lobe!
Florjan Binaj: Kur e ve alarmin e mëngjesit dhe kur zgjohesh nga krevati?
Belind Këlliçi: Nuk do të gënjëj. Vendos disa. Minimalisht tre, të parin 06:06 sepse zgjohem dhe them kam ende kohë për të fjetur akoma, të dytin 07:07 dhe të tretin 07:17
Florjan Binaj: Armiku yt më i madh?
Belind Këlliçi: Korrupsioni. Jam gati ta nxjerr këtu (gishtin e mesit) por po e mbaj për momentin. 
Florjan Binaj: Miku yt më i madh?
Belind Këlliçi: Në fakt kam mikeshë, macen e Annës. 
Florjan Binaj: Specialiteti i Belos në kuzhinë?
Belind Këlliçi: Të ha makarona. Për të bërë gjë nuk di të bëj. 
Florjan Binaj: Specialiteti në politikë?
Belind Këlliçi: Vota, gara. 
Florjan Binaj: Nga këto fjalë cila të pëlqen më pak taksapagues, biznes i vogël, sondazh, këshill bashkiak?
Belind Këlliçio: Sondazh se manipulohet. Pyesni këtë te bashkia. 
Florjan Binaj: Shpjego programin tënd politik sikur të ishe 7 vjeç?
Belind Këlliçi: Pas 14 Majit do të keni më shumë lekë në xhepat tuaj për shkak të programit të Belind Këlliçit. 
Florjan Binaj: Frika më e madhe kur ecën në Tiranë?
Belind Këlliçi: Makinat, trafiku! 
Florjan Binaj: Këndo një këngë që di përmendësh?
Belind Këlliçi: Tani s'më vjen por di të gjitha këngët e Tupac përmendësh. 
Florjan Binaj: Çfarë ka mbetur nga Tirana që është siç ka qenë kur ke qenë fëmijë?
Belind Këlliçi: Deri tani vetëm kali i Skënderbeut. Dhe atë më duket se duan ta zhvendosin për të bërë kullë. 
Florjan Binaj: Fjala më e bukur që të kanë thënë qytetarët në rrugë?
Belind Këlliçi: Danoç! 
Florjan Binaj: Sa orë gjumë duhet të flejë një kryetar bashkie?
Belind Këlliçi: Sa më pak! 
Florjan Binaj: Biletë apo abone?
Belind Këlliçi: Asnjë nga të dyja, pa pagesë. 
Florjan Binaj: Krem plazhi 30, 50, 100, bio apo s'ka nevojë? 
Belind Këlliçi: Për mua 200-ç po të jetë mundësia, por rrimë te 50-a. 
Florjan Binaj: Çfarë parfumi mban Sali Berisha?
Belind Këlliçi: Parfumin e fitores. 
Florjan Binaj: Edi Rama më mirë para apo pas apendecitit? 
Belind Këlliçi: As para dhe as mbrapa. 
Florjan Binaj: Sali Berisha më mirë para apo pas TikTok?
Belind Këlliçi: Pas TikTokut. 
Florjan Binaj: Një mesazh për punonjësit e administratës?
Belind Këlliçi: Të rrini të qetë se do të çliroheni ditën e hënë. 
Florjan Binaj: Birrë, verë, raki apo edhe dhallë hallall?
Belind Këllicci: Edhe birrë, edhe verë, edhe raki me raste për shpëlarje, dhallë. 
Florjan Binaj: Beson te horoskopi?
Belind Këlliçi: Jo! 
Florjan Binaj: Ç'mendim ke për shapkat me gisht?
Belind Këlliçi: Erion Veliaj më vjen në mendje kur ma bën këtë pyetje.
Florjan Binaj: Po për gishtat si shapkë?
Belind Këlliçi: Erion Veliajn. 
Florjan Binaj: Pse lapraksi duhet t'i bjerë nga Astiri për të shkuar në Laprakë?
Belind Këllicci: Se është rruga më e shkurtër. 
Florjan Binaj: A ka kuptim që "Rruga e Durrësit" nuk të çon më në Durrës por në Tiranë, të quhet "Rruga e Durrësit"?
Belind Këlliçi: Ne do ta rikthejmë në origjinalitet e vet, do ta shpëtojmë që të vazhdojë të quhet "Rruga e Durrësit". 
Florjan Binaj: A je i qartë se çfarë do të të bëjnë Piranjat nëse nuk i mban premtimet? 
Belind Këllicci: Jam shumë i qartë nga kjo intervistë kështu që nuk ma mban të mos i mbaj premtimet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco