VIDEO/ Skandal në Dibër, inspektori i IKMT dhe dy punonjëse të Ballukut kapen duke blerë vota

21:27, 12/05/2023
A+ Aa A-

Skandal në Dibër, vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore. 

Elton Leshi inspektor tek IKMT bashkë me dy punonjëse të Belinda Ballukut janë kapur duke shpërndarë para për vota. 

Ata ndodheshin në një pallat në qytetin e Peshkopisë kur janë pikasur nga mbështetës të kandidatit të opozitës, Ismail Uka.

Prej orës 14:00, zyrtarët e Ballukut kanë qëndruar brenda në apartament, ndërsa ka ndërhyrë policia për t'i nxjerrë, duke i larguar prej aty.

Belinda Balluku është drejtuese politike e PS në Qarkun e Dibrës. Ajo është akuzuar edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha se ka shpërndarë njerëzit e saj në terren të cilët blejnë vota. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco