Bedri Hoxha: Kam prova për blerje votash nga Balluku, qytetarët klosianë nuk e hanë karremin

14:45, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Koalicionit 'Bashkë Fitojmë’ për qytetin e Klosit Bedri Hoxha, në një lidhje Skype në ‘Syri Televizion’, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 14-majit u shpreh se ministria e zonjës Balluku, edhe pse në shkelje të Kodit Zgjedhor po shantazhon punonjësit e qytetit me heqjen nga puna, nëse ata nuk votojnë kandidaten e Partisë Socialiste.

Hoxha tregoi se në telefonin e tij vijnë mjaft ‘denoncime’ nga banorët e Klosit të cilët shprehen se janë kërcënuar me heqjen e ndihmës ekonomike, nëse ata nuk dilnin në takimet elektorale të mbajtura nga kundërshtarja e tij politike.

Bedri Hoxha: “Mund të them që është instaluar gjithë ministria e zonjës Balluku, drejtorët e saj janë prej muajsh në Klos dhe Mat kryesisht. E gjithë struktura shtetërore edhe pse janë totalisht në shkelje të Kodit Zgjedhor, nuk po lenë formë e metodë pa përdorur, duke shantazhuar punonjësit e administratës, sektorin e arsimit, shëndetësinë, policinë e shtetit, njerëzit që janë trajtuar me asistencë sociale, pra gjithçka këtu është në kontrollin e zonjës Balluku dhe të kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj.

Këto ditë Klosi dhe i gjithë Mati ngjan me një Mitrovicë, ashtu siç e ka quajtur vetë zonja Balluku, pra polici pafund, kontrolle, shantazhe, bllokime të makinave, gjoba kontrolle ndaj biznesit, edhe pse këto janë totalisht të padrejta.

Kam plot fakte e prova edhe të tentimit të blerjes së votave po nga drejtorët e zonjës Balluku, pra është një garë totalisht e padrejtë, gjithsesi ne do të rezultojmë fitues në këtë garë dhe kjo është e padiskutueshme pasi banorët e Bashkisë së Klosit janë mësuar me të tilla represione nga regjimi aktual dhe kanë dëshmuar se nuk shantazhohen dhe nuk e hanë presionin dhe të jeni të sigurt që me 14 maji do të ketë pjesmarrje të kënaqshme në votime dhe do të votojnë kundër kësaj qeverie në pushtet, kundër këtij pushteti lokal që në këto 4 vite, edhe pse edhe qeveria dhe bashkia janë drejtuar nga partia socialiste në Bashkinë e Klosit pothuajse nuk është bërë asgjë.

Pyetje: Ju treguat se Partia Socialiste po bën shantazhe për blerjen e votës, po ju çfraë ofroni për qytetarët e Klosit?

Bedri Hoxha: Ne ofrojmë qytetari mbi të gjitha  transparencë, qetësi, seriozitet dhe fjalën e mbajtur dhe këtë jua kemi ofruar te të gjitha takimet elektorale.

Ajo që unë mund të konstatoj me shumë kënaqësi edhe pse ne nuk kemi asnjë lloji pushteti, pjesëmarrja e qytetarëve është e shkëlqyer e njerëzit kanë besim te ne për rikthimin e shpresës dhe e them me bindje se në çdo takim elektoral pjesëmarrja është dyfish me atë të partisë socialiste. 

Ju besoj i keni ndjekur skemat qesharake të kryeministrit Rama në Bashkinë e Klosit, demigrimin që ai ju bëri familjeve klosiane duke u tallur me gratë e nënat tona dhe i kanë detyruar me forcë,  ku kam mjaft mesazhe që më nisin zonja e zotërinj nga komuniteti yne këtu për detyrimin për të marrë pjesë në takime elektorale duke i shantazhuar me heqjen e ndihmës ekonomike, të bonusit të qerasë madje kandidatja ngaqë është dhe mjeke përdor edhe heqjen e trajtimeve që ju bëhet njerëzve me aftësi ndryshe.

Pra çdo gjë e përdorin në funksion të votës duke gënjyer masivisht dhe gjithçka është mashtrim, por njerëzit këtu nuk e kapërdijnë këtë karrem"

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco