Denoncimi/ Jo vetëm asfalt por edhe leje elektorale në këmbim të votës për Erion Veliajn

14:36, 12/05/2023
A+ Aa A-

Çdo gjë e paligjshme është duke ndodhur në këtë fushatë elektorale, ku përveç asfaltit elektoral, shit-blerjes së votës, intimidimit me vendin e punës, kërcënimeve, janë edhe lejet elektorale për ndërtim.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e SYRI-t, në zonën e Treshit, konkretisht në rrugën ‘Princ Vidi’, është dhënë leje elektorale për të ndërtuar një shtëpi disakatëshe në këmbim të votave për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Pra është bërë e modës tashmë që nëse nuk të japin leje për të ndërtuar apo riparuar objektet private, duhen pritur zgjedhjet pasi në këtë periudhë çdo gjë është e lejueshme, normalisht në këmbim të votës për partinë në pushtet, e cila ka edhe qeverisjen qendrore, por edhe atë lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco