Meta: Të dielën, Shqipëria ndahet me regjimin monist dhe shumë shpejt, edhe me kreun e bandës uzurpatore!

Meta: Të dielën, Shqipëria ndahet me regjimin monist dhe shumë shpejt, edhe me kreun e bandës uzurpatore!

14:19, 12/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen e palëkundur se më 14 maj, Shqipëria do të ndahet me këtë regjim monist në pushtetin vendor dhe shumë shpejt do të ndahet dhe me kreun e kësaj bande uzurpatore, siç e cilësoi ai kryeministrin Edi Rama.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas daljes nga selia e PD, Ilir Meta tha:

Pyetje: Z. Meta, nëse Rama po përdor policinë dhe arrestimet ndaj opozitës, opozita çfarë do të bëjë në rastet kur ka denoncime në favor të Partisë Socialiste”

Ilir Meta: Cunami opozitar nuk ndalet. Kudo po dokumentohet çdo krim zgjedhor. Të gjithë do të përgjigjen dhe ju e dini shumë mirë se si i përdor Edi Rama edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt dhe gjysmën e qeverisë e ka në burg. Gjysmën tjetër,  janë gati për t’iu bashkuar shokëve për arsye se ky i përdor, i imponon të shkelin ligjet dhe pastaj përpiqet të zgjasë sa të ketë mundësi pushtetin e tij, sepse është i tmerruar nga vota e lirë, është i tmerruar nga llogaridhënia dhe ajo po troket. Edhe 48 orë!

Z. Meta. Një javë më parë është arrestuar një person në Tiranë, i cili akuzohet se ka tentuar të blejë vota për koalicionin “Bashkë fitojmë”...

Ilir Meta: Inskenimet... Së pari, këto janë të gjitha inskenime të policisë së Bledi Çuçit, që ju e dini se çfarë varësie të tmerrshme ka nga Edi Rama. Së dyti, ju e dini që Edi Rama po i blen, po përpiqet t’i blejë votat hapur kudo që shkon duke shpërdoruar në mënyrë kriminale, në kundërshtim me ligjin zgjedhor, pozitën si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

Së treti e shikoni se edhe aty keni asfalt elektoral që hidhet nga një fabrikë  e paligjshme asfalti. E di Tirana, ka dy muaj që hidhet asfalt, pa asnjë tabelë, pa asnjë transparencë.

Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë bota. Ne i kemi dokumentuar i kemi bërë të gjitha veprimet tona para institucioneve të drejtësisë, që gjithmonë flenë kur bëhet fjalë për kandidatët e PS-së.

Të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit mbarëpopullor e mbarëqytetar, i cili është i pandalshëm. Shqipëria, ditën e diel ndahet me këtë regjim monist në pushtetin vendor dhe shumë shpejt ndahet edhe me kreun e kësaj bande uzurpatore.

Pyetje: Po nëse nuk ndahet, zoti Meta, do të vazhdoni?

Ilir Meta: Do të ndahet! Do të ndahet! Do të ndahet! Do të ndahet! Do të ndahet! Edhe ju do të shpëtoni. Do të jeni media të lira!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?12/05/2023 15:08

Nuk është problemi të bësh gjasme sikur rrëzon monizmin, se vetë i latë bashkitë atëherë. Edhe një bishte fshese të kandidosh si alternativë e një pushteti, ca vota do i marrësh, do i marrësh ca këshilltarë bashkiakë. Nuk është puna të zini ca vend pune nëpër bashki e zë dërdëllisni jot për monizëm. A i bindni dot shtresën gri të votojnë kundër regjimit? A mund të fitoni shumivën e bashkive? Kjo ëshzë çështja.

Shto koment

Denonco