Firmoset urdhër-arresti për Belerin/ Rama e paralajmëroi para pak orësh: Do merrem personalisht me të!

Firmoset urdhër-arresti për Belerin/ Rama e paralajmëroi para pak orësh: Do merrem personalisht me të!

11:28, 12/05/2023
A+ Aa A-

Firmoset urdhër-arresti për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Mësohet se avokati i tij Bledar Dumani ka hequr dorë nga çështja për të dëshmuar. Fredi Beleri u arrestua mbrëmjen e së enjtes në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës.

Ai u vendos në pranga së bashku me dy persona të tjerë, me të cilër po qëndronte në verandën e lokalit.

Arrestimi i Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, ishte produkt i pastër i orientimit të drejtësisë nga kryeministri Edi Rama, pas një paralajmërimi në një interviste televizive.

Rama deklaroi publikisht pak orë para arrestimit të Belerit, se ky i fundit ‘është një maskara dhe se do të merret vetë personalisht me të’.

Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”, tha Rama në 'Opinion'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco