Shitblerja e votave/ Kandidatët e Ramës në 'lupën' e ambasadorëve, priten pasoja

Shitblerja e votave/ Kandidatët e Ramës në 'lupën' e ambasadorëve, priten pasoja

20:49, 11/05/2023
A+ Aa A-

Para dy ditësh, ambasadorja Yuri Kim deklaroi se ka tendenca të qarta për blerje votash dhe se faktori ndërkombëtar po monitoron nga afër situatën. 

Ndër rastet më të dukshme për publikun vihen re aktivizimi në blerje votash nga Vangjush Dako në zonën e Hamallajt në Durrës dhe Tom Doshit në zonën Shkodër-Vau i Dejës. 

Doshi ka vendosur banderolën më të madhe pas Edi Ramës e cila zë faqen anësore të një ndërtese katër katëshe në autostradë. 

Burime të brendshme që duan të ruajnë anonimitetin sinjalizojnë se blerjet e votave në SHkodër dhe Durrës janë bërë shumë problematike pasi synojnë të ndryshojnë vullnetin e zgjedhësve, ndaj ka gjasa që znj.Sako dhe z.Beci të shpallen non grata për përfitime personale nga përfshirja në rrjet të gjerë korrupsioni për blerje votash.

Shqetësimi për blerje votash ka shprehur edhe ambasadorja Glover para dy javësh në takimin e saj me ambasadorët e vendeve perëndimore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco