Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Kompania ‘Salillari’ vendos barriera betoni, ‘izolohen’ 15 familje në fshatin Skuraj

Kompania ‘Salillari’ vendos barriera betoni, ‘izolohen’ 15 familje në fshatin Skuraj

20:33, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kompania “Salillari”, që ka me konçension mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit ka vendosur disa barriera betoni pranë Milotit deri në fshatin Skuraj.

Banorët e fshatit Skuraj thonë se këto barriera i izolojnë duke ju bërë të pamundur daljen nga fshati në drejtim të autostradës.

“Kërkoj të hapet rruga, të kalojnë familjarët. Janë mbi 15 familje që dalin këtu në rrugë, po të ketë rrugë dytësore jam dakord me 4 korsi po me dy korsi as në Itali, se kam qenë në asnjë vend të botës nuk ka ose le ta bllokojë komplet Fushë-Milot, Tiranë-Lezhë, Tiranë-Rrëshen”, thotë një banor.

Jo vetëm banorët do kenë probleme nga bllokimi i rrugës, por dhe bizneset. Pronarët e këtij lokali buzë rrugës thonë se do të falimentojnë.

“Jam me leje ndërtimi, me legalizim, me certifikate toke. Tani duan ta bllokojnë rrugën. Ndoshta duan ndonjë lekë unë nuk kam çfarë t’ju jap. Unë dua të punoj, kam fëmijët rrugëve. Kam 25 vjet që punoj”, thotë një nga pronaret.

“Jam me lokal, me dokumente, me të gjitha. Tani duan të më bllokojnë të më gjejë rrugëdalje. Me borxhe me kredi jam”, thotë një tjetër pronar lokali.

 

Dy vjet më parë me të tilla barriera, kompania “Salillari” bllokoi dhe banorët që jetojnë në pjesa lindore të qytetit të Milotit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco