'Pasuroi veten dhe familjarët'/ Berisha: Rama 8 vitet në pushtet i përdori kundër qytetarëve

19:32, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh nga Lezha, në mbyllje të fushatës elektorale, se Edi Rama shfrytëzoi pushtetin për pasurimin e tij personal dhe të familjarëve. 

Lideri i opozitës tha se Rama në 8 vite përdori pushtetin kundër qytetarëve shqiptarë. 

Berisha i bëri thirrje qytetarëve lezhjanë që të votojnë kandidatin e opozitës, Pashk Gjoni. 

"Që nga viti 1992, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të ekzistencës tonë. Këto janë zgjedhjet në të cilat ne vendosim ti marrim pushtetin një njeriu që ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Një njeri që në 8 vite i përdori këto pushtete kundër qytetarëve të Lezhës dhe Shqipërisë. I përdori këto pushtete për pasurimin e tij, familjarëve të tij, rrethit të tij dhe qeveritarëve, zyrtarëve të tij. Kurrë ndonjëherë një kryeministër, një qeveri nuk ka vjedhur dhe varfëruar qytetarët e vet, siç ka bërë Edi Rama me qeveritarët e tij në këto 8 vite. 

Kurrë ndonjëherë në shekujt shqiptarët nuk janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, për shkak të varfërisë së frikshme në rritje, për shkak të papunësisë, për shkak të dhunës dhe terrorit. Edi Rama dëshmoi se përçmim dhe vetëm përçmim ka për qytetarin shqiptar. Edi Rama vetëm për faturat e dritave arrestoi në 1 vit, 37 mijë shqiptarë, gjë e cila nuk ndodh në asnjë vend të botë. Çështjet civile janë çështje civile dhe nuk janë kurrë penale, përveç një shpirtzi si ai, i cili donte të qeveriste duke trembur dhe frikësuar qytetarët e vet.  

Edi Rama që kalon nga sheshi në shesh me një fjalor të denjë vetëm për halabak e ka tmerruar qarku i Kurbinit, i Lezhës. Edi Rama sheh disfatën e tij të plotë në 14 maj dhe e ka të qartë se disfata në Lezhë është lajmëtarja e disfatës së tij në mbarë Shqipërinë", tha Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco