Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Berisha: Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Skënderbeut në shesh. Do të të heqim shtetësinë!

19:08, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha nga Lezha ku zhvilloi mitingun e përmbylljes së fushatës së 14 Majit, akuzoi kandidatin e Edi Ramës, Pjerin Ndreu se prej 4 vitesh refuzon të vendosë shtatoren e Skendërbeut në shesh. 

Berisha paralajmëroi Ndreun se kur PD të jetë në pushtet, do t'i hiqet shtetësia. 

"Cilin ka këtu Edi Rama? Ka Pjerin Ndreun. A e dini ju se Pjerin Ndreu ka 4 vite që nuk vendos shtatoren e Heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës. Po ka llogjikë, ka gjë më të turpshme se kjo. Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre, plaçkë e tyre dhe mund ta trajtojnë si të duan. 

Ky është një turp i madh dhe unë do ti them Pjerin Ndreut këto fjalë; se Pashk Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të të përjashtojë, do ta ç’regjistrojë nga gjendja civile. E dyta, qeveria demokratike do të të heqë edhe shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni apartidë, pa atdhe.

Ndaj dhe shërbëtor i Edi Ramës, të duken lezhjanët si talebanë, sigurisht se i ke vjedhur, i ke vjedhur, i ke vjedhur, ke frikë, tmerr prej tyre. 
Si mund të ju thuash talebanë qytetarëve të tu, se kanë bindje të ndryshme politike. Jo miqtë e mi, kjo është frika e hajdutit që ka futur duart në paratë tuaja, në pronat tuaja dhe e dinë se do ta kapim për zverku dhe do ta flakim në datën 14 maj. 

Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty, jo të mira, se nuk i meriton se vetë i bëni këto. Edi Ramën shumë shpejt do ta përcjellësh tek McGonigali. Po e pret me padurim. Të garantoj Pjerin se është i pashpresë. E dyta Pjerin, ke gjithsej 72 orë në atë zyrë. Asnjë orë tepër. Kur të mbyllet kutia e fundit, largohu. Ua ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco