Behar Haxhiu: Më 14 maj të mbrojmë pluralizmin, unë nuk jam njeri i fjalës, por i veprave

17:44, 11/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinin, Behar Haxhiu, në një takim me elektoratin e tij ka kërkuar mbështetjen e tyre në 14 maj.

Ai tha se do të jetë gjithnjë në krah të tyre dhe do të përmbushë pritshmërinë e qytetarëve. .

“Sot jemi në fund të fushatës, ndaj për secilin prej jush kam një falënderim të përzemërt. Ju premtoj se çdo ditë në krye të detyrës do të jem në lartësinë dhe pritshmërinë tuaja. Unë nuk jam njeri i fjalëve pasi gjithë jetën kam punuar, dhe për mua flasin puna dhe eksperienca.

Më 14 maj Kurbini do jetë në ballë të betejës për të mbrojtur pluralizmin. Mbështetje për shtresat në nevojë, të moshuarit dhe rininë. Në këtë 4 vjeçar do të mbyllim plagët e tërmetit duke finalizuar projektin e rindërtimit. Prioritet do jetë bujqësia dhe blegtoria. Do asistojmë fermerët dhe blegtorët”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco