Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Alizoti: Berati është shumë pranë fitores, pushteti po përdor gjithçka për të deformuar votën

16:55, 11/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e Pasdites në Syri TV  me moderatoren Armela Ferko ishte drejtuesi politik për qarkun e Beratit në partinë demokratike, Tomorr Alizoti.

Alizoti ëstë shprehur se punët elektorale të bërë në bashkinë e Beratit janë banalitete sepse kur ke pasur në dispozicion 4 vite dhe nuk ke bërë atë që e bën brenda natës duhet të largohesh dhe të mos bësh njerëzit për budallenj.

Berati është pranë fitores, jo me këtë sloganin që të bindim ndjekësit por në realitet është shumë pranë fitores kjo edhe nga sondazhet e bëra nga njerëz pranë PS. Kjo i ka bërë që ata të përdorin hile dhe të shtrojnë bitum pa asnjë tabele punimesh por natën në shi.

Ne e kemi kapur këtë moment të asfaltit elektoral me video, banorët janë irrituar se kanë kuptuar se nëse je me mijëra ditë në bashki dhe kujtohesh të bësh diçka tani në këtë kohë fushate është shumë banale. Këto lloj gjërash të shumtuara ndodhin vetëm në vendin tonë duke hedhur çakull dhe bitum mund të mashtrojnë dhe të sigurojnë vota.

Nese një nga kandidatët të cilët prezantojnë punët dhe zgjidhjet për problemet dhe e meriton këtë fitore kushdo të jetë nuk ka asnjë problem le të fitojë por jo të përdoren të tillë banalitete si kjo me firma fantazma pa asnjë kriter të kryejnë punime në pasuri publike si janë rrugët.

Policia është në shërbim të pushtetit sepse pushteti ka shkatërruar shtetin, aty kishte njerëz komunitet të cilët kanë pritur 4 vite t’u shtrohej rruga dhe bëhet brenda natës për qëllime elektorale.

Kjo është një garë e pabarabartë dhe nuk ka dyshime, pasi të përdorsh të gjithë aparatin qeveritar për të ndikuar zgjedhjet vetëm në Shqipëri ndodh, për të ruajtur pushtetin e tyre padorin intimidimin e votës. Njerëzit kanë arritur të kuptojnë se nëse vazhdohet dhe disa vite në këtë nivel do të arrijnë në pikën ku nuk do të mbijetojnë dot më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco