SYRI TV/ PD, kallëzim të ri për dosjen 'Beketi', Kalaja: Dëmin ta paguajnë personalisht, jo qytetarët

11:52, 11/05/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka kallëzuar penalisht në SPAK kreun e qeverisë Edi Ramën, kryebashkiakun aktual Erion Veliajn, zv.kryeministren Belinda Ballukun, Arben Ahmetajn, Engjëll Agaçin dhe disa zyrtarë të tjerë. Sipas Kalasë, me veprimet e mosveprimet e tyre, ata i kanë shkaktuar shtetit 110 milionë euro dëm për çështjen ‘Beketi’ duke listuar disa fakte që sipas saj përbëjnë shkelje të hapura. Kalaja tha se në këtë kallëzim i janë vënë në dispozicion SPAK prova të reja

SYRI TV

Partia Demokratike, përmes kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalasë, ka kallëzuar në SPAK 8 zyrtarë apo ish-zyrtarë, mes të cilëve kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun aktual të Tiranës Erion Veliajn, për çështjen “Beketi”, dhe rrethanat e dëmit miliona eurosh shkaktuar shtetit shqiptar me mbylljen e Agon Channel.

Ajo i kërkon SPAK nisjen e hetimeve ndaj qeveritarëve në fjalë, për disa vepra penale si korrupsion, shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, organizatë kriminale etj, teksa sqaron edhe rrethanat e çështjes.

Zyrtarja e PD-së bën të ditur edhe disa prova të reja që janë depozituar në këtë kallëzim.

Kalaja tha se Rama, Veliaj, Balluku, Ahmetaj e zyrtarë të tjerë janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi personale për 110 milionë euro shkaktuar shtetit, dhe jo taksapaguesit shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco