Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Gazetarja amerikane: 5 liderët anti-Soros në botë, mes tyre Belind Këlliçi

Gazetarja amerikane: 5 liderët anti-Soros në botë, mes tyre Belind Këlliçi

11:03, 11/05/2023
A+ Aa A-

Nga Miranda Devine, New York Post

Ndërhyrja e mega-donatorit liberal George Soros në sistemin e drejtësisë penale ka çuar në rritjen e shkallës së krimeve dhe në përparësi ligjore perverse në gjithë vendin - si në rastin e prokurorit të qarkut në Manhattan, Alvin Bragg, i fiksuar me Trump.

Ata që e njohin Sorosin, 92 vjeç, thonë se i pëlqen të krijojë kaos në New York e kudo tjetër në botë, pasi beson se vetëm duke përmbysur status quo-në mund të ngrejë kokë një shoqëri globaliste liberale.

Ndikimi i tij i lig iu qëndron mbi kokë zgjedhjeve kudo ku janë anembanë globit dhe thuhet se i biri 37-vjeçar, Alex Soros, është edhe më radikal.

Por një gjeneratë në rritje liderësh politikë anti-Soros po i kundërpërgjigjen.

Ja pesë kryesorët, të identifikuar nga Albert Marko i Mavarinas Management Group:

Poloni: Jarosław Kaczynski, lideri konservativ pro-amerikan i partisë populiste Ligj e Drejtësi e akuzon Sorosin se po përpiqet të destabilizojë vendin duke financuar grupe të opozitës e duke promovuar vlera liberale.

SHBA: Ron DeSantis — pretenduesi i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale fajëson Sorosin për nxitjen e axhendave liberale për fëmijët dhe për minim të ligjit e rendit përmes financimit të prokurorëve distriktualë liberalë.

Shqipëri: Belind Këlliçi — konservatori i moderuar i arsimuar në SHBA po konkurron në një garë të fortë për bashkinë në Tiranë, çka do të ishte kyç për mposhtjen e qeverisë socialiste në vendin anëtar të NATO-s në zgjedhjet e vitit 2025. Kundërshtari i tij është një protezhé i Sorosit nga Partia Socialiste e akuzuar për lidhje me trafikun e drogës dhe korruptimin e Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI, aktualisht nën padí federale.

Itali: Kryeministrja Giorgia Meloni e ka akuzuar Soros për financim të OJQ-ve që inkurajojnë migracionin masiv, në përpjekje për të “minuar vlerat tradicionale” të shoqërisë italiane dhe për të promovuar axhendën globaliste.

Francë: Bruno Retailleau, një anëtar në ngritje i Partisë Republikane, ka përmendur emrin e Sorosit si minues i sovranitetit kombëtar me promovimin e migracionit masiv në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco