Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

VIDEO/ Ironia e Manjanit: Luli paska kërkuar çelës për të shkuar me Taulantin

21:43, 10/05/2023
A+ Aa A-

Publikimi i videos së takimit sekret mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës në 3 dhjetor 2022, në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV ka sjellë reagime të shumta.

Një prej atyre që ka reaguar është edhe ish-ministri Ylli Manjani.

Ky i fundit ka bërë ironi, duke u shprehur se, ‘kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin’.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Kisha dëgjuar për burra që lypin çelës shtëpie për të shkuar me femra. Luli paska lyp çelës për të shkuar me Taulantin.

Mund të ishin takuar në cilëndo zyrë të Parlamentit, në cilëndo kafe të Tiranës dhe sdo kishim asnjë dyshim për qëllimin politik të takimit.  Po në një shtëpi të dikujt tjetër, në orë të vonë dhe, si ilegalet nuk ngjan hiç mirë.

Nejse, nuk na takon të merremi me punët dhe shijet private të askujt...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco