Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Berisha: Kandidatët e Ramës nuk takohen me qytetarët, takohen me grupet mafioze - shpërndajnë para!

20:31, 10/05/2023
A+ Aa A-

Nga Durrësi ku zhvilloi mitingun përmbyllës të 14 Majit dhe kërkoi votat e qytetarëve për Igli Carën, kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet e Edi Ramës me grupet mafioze. 

Berisha tha se segmente të krimit bashkëpunojnë me qeverinë dhe shpërndajnë para për të blerë votat. 

Kreu i PD tha gjithashtu se kandidatët e Edi Ramës iu rrinë larg qytetarëve, por jo elementëve të krimit. 

"Me 14 maj përballen pra, dy platforma. Përballen idealistët e Durrësit dhe të Shqipërisë, që besojnë se liritë dhe të drejtat duhet të respektohen. Që besojnë se pushteti në një dorë është jo dramë, por është tragjedi kombëtare. Që besojnë se qytetari duhet të jetë në epiqendër të qeverisjes.  

Çfarë ndodh këto kohë? Ku janë kandidatët e Edi Ramës, bodrumeve. Nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë.Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku. Edi Rama ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë, tiraninë e mjerimit. Edi Rama nuk ka të ardhme", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco