Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Meta: Janë me mijëra të rinjtë që po vijnë nga jashtë tu bashkohen shtabeve tona në terren

Meta: Janë me mijëra të rinjtë që po vijnë nga jashtë tu bashkohen shtabeve tona në terren

20:18, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook foto të disa të rinjve, ku ndër to dhe Xhonatan i cili sapo ka ardhur nga Hollanda, për tu angazhuar në fushatë për të shpërndarë fletëpalosjet për Belind Këlliçin.

‘’Janë me qindra e mijëra të rinjtë tanë, që po vijnë nga jashtë, nga vendet ku studiojnë apo punojnë, që i bashkohen shtabeve tona në terren. Sepse Tirana do u përkasë të rinjve në 14 Maj!’’, shkruan Meta ndër të tjera.

Postimi i plotë i Metës:

Xhonatani, sapo erdhi nga Hollanda, vrapoi te Adan Kaba për të bërë fushatë për të, si këshilltar në Bashkinë e Tiranës dhe për të shpërndarë fletëpalosjet për Belind Këlliçin.

Sot në mesnatë, sapo të mbaroj debatin te "Opinion" me gazetarin e njohur Blendi Fevziu, edhe unë do u bashkohem atyre.

Janë me qindra e mijëra të rinjtë tanë, që po vijnë nga jashtë, nga vendet ku studiojnë apo punojnë, që i bashkohen shtabeve tona në terren. Sepse Tirana do u përkasë të rinjve në 14 Maj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco