Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Ervin Salianji: Sondazhet na japin fitore në Kavajë me mbi 2 mijë vota para

19:13, 10/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Ervin Salianji u shpreh në mitingun përmbyllës në Kavajë se sondazhet e fundit nxjerrin fitues kandidatin e "Bashkë Fitojmë", Fisnik Qosja.  

Salianji tha se Qosja kryeson me mbi 2 mijë vota. 

Ai kërkoi nga qytetarët që këto ditë të thellojnë diferencën me kandidatin e PS. 

"Sondazhi i dy ditëve më parë, sondazh profesional na nxjerr në bashkinë e Kavajës më shumë se 2 mijë vota para. Dhe këto ditë duhet t'i shfrytëzojmë për të thelluar diferencën. Edhe socialistët të votojnë për PS këtu, e patë kryeministrin, në dy takime në Kavajë ka fyer qytetarët. Edi Rama e di, Kavajën nuk e mposht dot, fitorja do të jetë e juaja, ne do ta garantojmë me çdo çmim. Gjatë gjithë fushatës ne kemi qenë me program, ata me duart në xhepa, ne me takim, ata me thasë me para, ne me njerëzit, ata me banditët, ata me banditë ne me zemër dhe me zemër do të fitojmë", tha Salianji. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco