Ina Zhupa: Blendi Klosi ka sjellë bandën 'Toto' për terror, por PS në Sarandë del forcë e tretë

18:31, 10/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI Tv me moderatoren Armela Ferko, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur për garën e 14 majit në katër bashkitë e jugut.

Zhupa u shpreh se në Sarandë Blendi Klosi ka sjellë bandën Toto për të bëre terror dhe për të kërcënuar qytetarët.

Sipas deputetes, pavarësisht këtyre fakteve, PS në Sarandë do dalë forcë e tretë.

Kjo është një garë e pabarabartë, është e pabarabartë në aspketin pozitiv nga cilësia që ne kemi dhe në aspketin negativ nga forca e shtetit që ata përdorin, kërcënimet, vënja në funskion eadminsitratës publike në funskion të zgjedhjeve dhe së fundmi edhe nga futja e bandave në qytetin e Sarandës.

Dua të ndalem tek përdorimi i administratës nëse hyni dhe shikoni facebookun e kandidatit do të shikoni që takimet e tij janë vetëm takime me punonjës shtetëror dhe të pafshehura, që do të thotë që e pranon vetë, imagjinoni se çfarë bëjnë në fshehtësi.

Risia e Blendi Klosit drejtuesit politik që është fiksuar në Sarandë kohët e fundit dhe po e shikon që Saranda po ikën, por do kenë një suprizë këtu se nuk do dalin dot as në vend të dytë por në vend të tretë. Blendi Klosi i gjendur në këtë situatë ka thirrur në ndihmë bandat e Beratit.

Pasi në një pamundësi të tij për t’i shpërblyer këto banda në Berat,  tani i ka sjellë në Sarandë me idën që do i shpërblejë në Sarandë me tokat e qytetarëve. Këtu ka sjellë bandën Toto për të indimiduar qytetarët, bizneset, për t'i kërcenuar në mënyre flagrantE në shkelje të ligjit për t'i terroizuar.

 Mirëpo harrojnë se qytetarët nuk tremben dhe se ne do t’i ndjekim këmba-këmbës dhe nuk do kenë shanse të tjetërsojnë votën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco