Zv/ kryetari i PL në ndarjen e çmimeve të 'Freedom House’, takohet me personalitete politike të SHBA

Zv/ kryetari i PL në ndarjen e çmimeve të 'Freedom House’, takohet me personalitete politike të SHBA

15:43, 10/05/2023
A+ Aa A-

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka marrë  pjesë në takimin vjetor të dhënies së cmimeve nga kjo organizatë në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Presidentit të Freedom House, Michael Abramowitz.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet për Partinë e Lirisë, pas ‘luftës’ që kryetari Ilir Meta ka bërë në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtij evenimenti kryesor ku morën pjesë Sekretari i Shtetit Blinken, përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, trupi diplomatik i vendeve të lira si Britanisë së Madhe, Australisë dhe shumë përfaqësues të vendeve të tjera me tregues të lartë të indeksit të demokracisë në botë, u dhanë mesazhe të forta për lirinë demokracinë që duhet të ekzistojë dhe forcohet sot në botën perëndimore.

Gjatë aktivitetit, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë, zhvilloi takime dhe bisedoi me Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, z. Scott Busby, me presidentin e Institutit Republikan të ShBA-së, z. Daniel Twining, me ish-kongresmenin dhe drejtorin në qendrën Widrow Wilson, Hon. Mark R. Kennedy, me ish ambasadorin e SHBA në Shqipëri, z. Aleksandër Arvizu dhe shumë personalitete të botës diplomatike dhe politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco