Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Cena: Rama i lexueshëm në këtë fushatë, nuk suprizon më për asgjë

21:52, 09/05/2023
A+ Aa A-

Artan Cena kryeredaktor në Syri.net, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘’A Show’’ me Adi Krastën në Syri Tv, u shpreh se kryeministri Rama duket mjaft i trembur në këto zgjedhje, ndonëse ka në dorë pushtetin.

Cena shtoi gjithashtu se Rama po bën fushatë individuale dhe jo për kandidatët e bashkisë, teksa e komentoi këtë fushatë si më të dobëtën nga ai.

Një pushtet që ka gjithçka në dorë nga Presidenti deri tek punonjësit më të ulët të administratës qëndrore dhe bashkiake pse ka kaq frikë nga opozita? Do thoni, pse e them këtë? Sepse duket fushata agresive dhe fushata me mesazhe të poshtra, të ulëta, në gjuhën e boksit do thuhej ''goditje nën brez'' , me postera bullizues dhe fjalor bullizues, ku kryeminsitri i ka sfumuar të gjithë kandidatët e bashkive dhe është vetë kandidati kryesor. Dhe ai aktualisht bën thirrje ‘’ju do votoni për mua'', ai nuk thotë ''votoni për bashkinë'', nuk thotë ''votoni për qytetin dhe veten tuaj'' por thotë ''ju do votoni për mua''. Kurse në dallim nga fushatat e tjera do thoja që Edi Rama është shumë më ulët në diskursin e tij politik, në debatet dhe atë çfarë thotë. Nëse në fushatat e para mund të kishte ndonjë gjë me të cilën mund te suprizonte votuesit, në këtë fushatë nuk ka asgjë. Është shumë i lexueshëm që nga dita e parë deri te dita e fundit. Ka dhjetë vjet në këtë pushtet dhe nuk ka më asgjë të re çfarë ofron për këtë vend dhe për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco