Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

‘Para pastrohen edhe në Nju Jork e Londër’/ Neza për deklaratën e Ramës: Në Shqipëri nuk ka transparencë

18:32, 09/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Sami Neza i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili tha se ka pastrim parash dhe në shtetet e zhvilluara si SHBA dhe Bitani, duke pranuar që dhe në Shqipëri ndodh e njëjta gjë.

Neza thotë se kjo deklaratë e kryeministrit ndodh për të manipuluar qytetarët, pasi sipas tij në Shqipëri nuk ka transparencë ashtu siç ndodh në vendët që kryeministri krahasoi.

“Kryeministri po thotë se ka pastrim parash dhe ai përpiqet që të gjeneralizojë çështjen. Ta barazojë pastrimin e parave ose indistrinë e ndërtimit në mënyrën sesi zhvillohet industria e ndërtimit në Shqipëri me ato në vendet e tjera ku transparenca dhe niveli i kontrollit janë në nivel komplet në stade të tjera.

Ky krahasim i zotit Rama është një krahasim për tju hedhur hi syve njerëzve. Ka pastrim të parave por ku ndodh pastrimi është  në mënyrë multiplikative  që do të thotë pjesë të vogla të parave mund të qarkullojnë përmes pagesave kesh, por nuk mund të furnizojë një industri të tërë  në mënyrë të paqartë dhe në mënyrë  jotransparente siç ai pretendon të ndodhë si në Britani apo SHBA.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco