Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Shehaj: Në Tiranë përballen dy modele fushatash, ajo e Belindit perëndimore kundër lindores së Veliajt

18:02, 09/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i opozitës në  qarkun të Tiranës, Agron Shehaj i ftuar në emisionin e 'Task Force' në Syri TV me moderatoren Sonila Meço është shprehur se në kryeqytet po përballen dy lloje fushatash plotësisht të kundërta në thelbin e tyre.

Shehaj është shprehur se fushata që po zhvillon Belindi është perëndimorë me identifikimin e problemeve dhe zgjidhjen e tyre ndërsa ajo e Veliajt është fushatë lindore që merret vetëm më sharjen e kundërshtarit.

"Kemi të bëjmë me dy modele fushatash dhe premtimesh për qeverisjen e qytetit, është modeli perëndimor i Këlliçit se kush merr pjesë në një garë tregon se çfarë do të bëjë në të ardhmen dhe zgjidhjen për problemet e qytetarëve.

Problemet kryesore që përballen qytetarët në Tiranën janë dy kyçe si ndotja dhe  kostoja e jetesës duke mos përjashtuar dhe papunësinë e shumë probleme të tjera. Këlliçi është përqendruar në këto dy faktorë kryesorë duke propozuar dhe zgjedhjet dhe masa lehtësuese  dhe qytetarët janë të bindur se këto  premtime janë të realizueshme.

Modeli i Belindit është perëndimor, pasi këto fushata bazohen kryesisht te zgjidhja e probleme të banorëve ndërsa nga ana tjetër kemi fushatën e Veliaj që nuk ka lidhje me modelin qytetar dhe perëndimor. Kjo fushatë nga Veliaj i ngjan një modeli lindor  pasi merret me ofendime, tallje të kundërshtari politik dhe nuk ka asnjë premtim. Veliaj as nuk ka marrë mendimin e do të bëjë diçka ndryshe por kujdeset të vazhdojë ndërtimet në qytet dhe të eliminojë të gjitha hapësirat e gjelbërta në Tiranë.

Premtimet e Këlliçit janë plotësisht të matshme pasi nëse themi autobus falas ajo nuk matet ose bëhet falas ose nuk bëhet dhe kjo shihet brenda tre muajve, ndërsa Veliaj ka dhënë me mijëra m2 leje ndërtimi pa asnjë kriter."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco