Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Ky nuk bën as për çingije e jo më për kryeministër'

'Ky nuk bën as për çingije e jo më për kryeministër'

11:34, 09/05/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Ky nuk bën as për çingije e jo për kryeministër!

Mashtrimi ordiner i Ramës për rritjen e pagave!

Rama pasi gënjeu si ordiner po thotë se e paskan penguar dele-deputetët dhe një farë Majko për rritjen e pagave që mashtruesi premtoi.

Kush e paskan penguar?

Deputetët, delet,  ha ha haaaaaaaa??

Lëri këto palaçollëqe mashtrues se nuk i ha asnjëri.

Po a nuk janë po janë këto dele-deputetë, që me urdhër të Ramës mashtruesit:

Votuan dhe ndryshuan Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor për një ditë për të prishur zgjedhjet.

 Votuan shkatërrimin e Teatrit.

 Votuan shkatërrimin e Portit të Durrësit.

 Votuan miliarda euro borxhe për të mbuluar vjedhjet.

Votuan koncesione nga më hajdutët që ka parë bota.

Votuan kompesimin e materialeve të ndërtimit për tenderxhinjtë e qeverisë.

 Votuan qindra milion euro që vidhen për energjinë elektrike.

 Votuan vjedhjen e Butrintit.

Votuan hapjen e bixhozit dhe basteve.

Votuan Prokurorin e Përgjithshem me 69 vota.

Votuan borde nafte dhe ushqimesh për të vjedhur qytetarët.

Votuan qindra ligje antikushtetuese të porositura nga oligarkët.

Ndaj mashtrues lëre edhe tallavanë se ti as për çingije nuk bën e jo më për kryeminister.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco