Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

VIDEO-SYRI TV/ Kandidati i Kavajës, Fisnik Qosja takim me të rinjtë: 60% e administratës do të jenë të rinj

17:58, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati për Kavajën Fisnik Qosja ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Qerret. Ndryshimi më 14 Maj do të ketë fytyrën e rinisë kavajase ka thënë Qosja, pasi Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ata i ka në fokus të programit, ku 60% e administratës së bashkisë do të jenë të rinj.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja gjatë takimit me të rinjtë në Qerret, tha se ndryshimi me 14 Maj do të ketë fytyrën e rinisë kavajase ndërsa shtoi se gjatë mandatit të tij 60 % e administratës do të përbehet nga rinia.

Ndërsa deputeti i PD-së, Ervin Salianji ne takim u shpreh se fakti që politikanet vijnë çdo ditë në Kavajë është një tregues se qeveria po ndjen frikën e humbjes.

Kandidati Qosja tha se politikat e opozitës me programe konkrete dhe nxitjen e punësimit, do bëjë që të rinjtë të mos e braktisin Kavajën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco