Berisha: Në 14 maj, votoni për kandidatët e lirisë, jo për kandidatët e bodrumeve të Edi Ramës

19:34, 07/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim elektoral në Fier, ku ka kërkuar votën për kandidatët e koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ në këtë qark.

Berisha kërkoi që të votohet për Edvar Kodhelin në Fier, Sofije Allushajn në Patos, Resmi Shanaj në Mallakastër dhe Erdit Hazizaj në Roskovec.

Berisha tha se nuk duhet votuar për kandidatët e bodrumeve të Edi Ramës, kandidatëve që janë të akuzuar për korrupsion, trafik droge, dhe vjedhje.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Çfarë është Subashi i Fierit. Është një nga hajdutët më të pamëshirë të Fierit dhe Shqipërisë. Çfarë është kandidati i Edi Ramës në Patos. Një burrë që e ka gruan në arrati për vjedhje. Po, po. E shoqja e tij ka punuar në kadastrën e Sarandës, është me mandat arresti nga ky shtet.

Ajo është në Londër, por i paguan me valixhe eurot Edi Ramës dhe i emëron burrin për kryetar bashkie të Patosit. A ka fyerje më të madhe se kjo. A ka krim më të shëmtuar se kjo. Ajo është një kriminele, që nuk vjen të paraqitet para drejtësisë, që shpërblehet duke i emëruar burrin kandidat për kryetar bashkie në Patos. Po pse? Patosi nuk paska një socialist, pa marrë një njeri nga laboratorët e mafias.

Të mos ndalem te Majlinda e Roskovecit, një person, kriminele elektorale e pamëshirë. Majlinda është edhe ndrikull droge. I del shoferi me 25 kg kokainë dhe reduktohet nga prokurorët e partisë në 2 gram, sepse kishte natyrisht për shefe Majlindën.

Majlinda kërcënon zgjedhësit si një kapobandë dhe i them asaj këtu para jush; ki parasysh se krimi elektoral nuk do të të falet kurrë. Se kërcënimi që i ke bërë atyre punonjësve ti, do të përgjigjesh gjer ditën e fundit të jetës tënde. Ti je për të shkuar brenda për ato akte që ke kryer 2-3 ditë më parë.

Po në Mallakastër? Përfaqësuesi i Edi Ramës i cili u shiti uzinën për skrap naftëtarëve të Mallakastrës, pasi e vodhi e moli me mafian e vet. Por këtu në rrethin e Fierit, Edi Rama i dridhur nga frika, i bindur se qytetarët e këtij qarku do ti presin faturën ka vendosur edhe kandidaturat e Alibravës dhe Alibashës. Ajo është një turp i madh. Ata janë turpe politike sepse kanë kandiduar vetëm e vete për të mbështetur Edi Ramën, për shkak të lidhjeve në krim që Lulbrava dhe Alibasha kanë dhe me të cilat Edi Rama i mban peng.

Unë i bëj thirrje qytetarëve, demokratëve; të gjitha votat për Edvar Kodhelin, Sofije Allushajn, Resmi Shanajn, Endrit Hazizaj. Sepse duke votuar për këta kandidatë ju keni votuar më së pari për veten tuaj. Ju keni votuar ndryshimin dhe ndryshimi në këtë rast do të thotë, rivendosje e pluralizmit, do të thotë me votën tuaj i rrëmbeni nga duart e zeza, një pjesë të pushtetit të grabitur, Edi Ramës.

Duke votuar ndryshimin, votoni për liritë dhe të drejtat tuaja, para së gjithash, sepse duke kontrolluar çdo pushtet, asnjë shqiptar nuk ka më të drejta me këtë drejtësi të paralizuar.

Por nesër rivendosja e pluralizmit do të krijojë krejt kushte të tjera për një funksionim të drejtësisë sipas ligjit, dhe funksionim i drejtësisë sipas ligjit do të thotë, liri dhe të drejta të garantuara për ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco