VIDEO/ Çakull elektoral në fshatrat e Beratit, banorët bllokojnë kamionët e eskavatorët

18:47, 07/05/2023
A+ Aa A-

Shyqyri Dura, kreu i Partisë Demokratike në Berat, denoncoi ditën e sotme live në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, bashkinë Berat, e cila kujtohet pas 47 muajsh në pushtet të shtrojë rrugët me çakull, madje në kundërshtim me rregulloren, ditën e dielë.

Dura sqaroi se bëhej fjalë për dy kamionë dhe një fadromë, ku punëtorët pranuan se janë urdhëruar nga bashkia Berat, por pa dhënë më shumë informacion mbi identitetin e tyre.

Ne kemi gjetur dy kamionë në fshatin Malinat, Berat,  të cilët më pas nuk kanë ndaluar, kanë biseduar me ne dhe nuk kanë qëndruar, sepse ishin nën presion. Me urdhër të bashkisë ata kanë dalë ditën e dielë në punë dhe në orarin zyrtar të punës ora 18:00 është një orë që duhet t’i gjente në pushim, por masakra elektorale që do të kryejë Ervin Demo kryetari i bashkisë, vazhdon, duke nxjerrë dy kamionë dhe një fadromë në punë të dielën. 

Punëtorët nuk pranuan të japin emra, thanë që jemi punëtorë të bashkisë dhe se na kanë nxjerrë në punë të pastrojmë çakullin për mirëmbajtjen e rrugës. 47 muaj më përpara ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë, por muajin e fundit dhe konkretisht një javë para ditës së zgjedhjeve, kujtohen të nxjerrin punëtorët ditën e dielë për të hedhur çakull elektoral.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco