Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

VIDEO/ Blushi: Në 14 maj, ndryshimi vjen duke votuar numrin 1 dhe kandidatët e Primareve

17:26, 07/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari  i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi bën thirrje për të votuar numrin 1 në fletën e votimit për këshillat bashkiakë dhe kandidatët e opozitës në fletën tjetër.

Mesazhi i Tedi Blushit:

Ndryshimi në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë vjen vetëm duke votuar 61 kandidatët e shkëlqyer të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të dalë nga Primaret, vota e qytetarëve dhe jo të emëruar nga kryetarët!

Faktet që po dalin në dritë vërtetojnë se asnjë votë për Ndryshim nuk duhet hedhur dëm!

Vetëm duke votuar për kandidatët e Primareve në bashkinë tuaj dhe për Nr. 1 ‘Bashkë Fitojmë’ vota juaj shkon për:

Rivendosjen e pluralizmit.

Kundër varfërisë.

Dyfishimin e rrogave dhe pensioneve.

Zerimin dhe reduktimin e taksave për biznesin.

Subvencionimin e fermerëve.

Shërbime dinjitoze.

Arsim cilësor.

Punësim për të rinjtë.

Mbështetje reale për gruan dhe familjen.

Kundër shpopullimit.

Më 14 Maj votoni Nr. 1 ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatin e Primareve në Bashkinë tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco