VIDEO-SYRI TV/ Pashk Gjoni takime në Shënkoll: Do fitojmë, pavarësisht presioneve

16:33, 07/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni zhvilloi takime me banorët e Shënkollit, ku deklaroi se opozita do të fitojë pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve nga pala kundërshtare. Deputetja Lindita Metaliaj, paralajmëroi kallëzim penal në SPAK ndaj Pjerin Ndreut.

Nga SYRI TV

Kjo ishte pritja që i rezervuan kandidatit të koalicionit "Bashka Fitojmë" për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni banoret e Shënkollit.

Në takimin elektoral me banoret, kandidati Gjoni u shpreh i bindur se pavarësisht shantazheve dhe kërcënimeve të palës kundërshtare, opozita do të triumfojë.

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj, paralajmëroi kallëzim penal në SPAK ndaj kryetarit në detyre të Bashkisë Lezhë për shkelje të kodit zgjedhor.

Gjatë këtij takimi entuziast kandidati i opozitës për Bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni, mori mbështetje masive nga banoret e Shënkollit, për zgjedhjet vendore të 14-majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco