VIDEO/ 'Ju hëngsha zemrat', Mehdi Malkaj tallet me Ramën: Po ne burrave do na hash ndonjë gjë?

23:01, 06/05/2023
A+ Aa A-

Thuajse në çdo takim elektoral, Edi Rama u drejtohet grave socialiste me fjalët: "Ju hëngsha zemrat"!

Edhe kolona zanore e këngës tallava të fushatës së tij e ka refren. 

Sot, në Himarë e Vlorë, Rama u shpreh sërish njësoj. 

Nisur nga kjo, aktori Mehdi Malkaj ka ironizuar kryeministri. 

Gjatë fjalës së tij me në një takim me aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Belind Këlliçi, Malkaj pyeti me ironi Ramën: “Po ne burrave do na hash ndonjë gjë?”.

Malkaj tha gjithashtu se shqiptarët janë akoma pas 30 viteve demokraci te copa e bukës dhe shtoi se për popullin nuk duhet të jetë e rëndësishme partia, por atdheu.

“Ku është sahati. Ma keni parë gjëkundi? Ka ngarkesë emocionale çdo gjë. Ky kryeministri jonë ka thënë në Dibër se do t’u hante zemrat grave, kështu u tha, o u hëngsha zemrat, po mirë ore po ne burrave do na hash gjë? Edhe neve nëna na ka bërë. Jemi akoma te copa e bukës. Ky ska ditur të kërcejë asnjëherë. Tani do tallava. Nuk ka rëndësi partia more, rëndësi ka atdheu o njerëz. Andej nga unë i thonë mëmëdhe. Mirëpo sipas partive nuk ekziston fare atdheu”, u shpreh Malkaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco