Skandali i radhës/ KQZ në shërbim total të Alibashës

Skandali i radhës/ KQZ në shërbim total të Alibashës

21:58, 06/05/2023
A+ Aa A-

Nesër Alibeaj njofton se do të jetë në Korçë për të prezantuar kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Cilët kandidatë? 

Pasi nga 41 kandidatë 38 kanë dhënë dorëheqjet me shkrim, publikisht dhe pranë KQZ.

Natën e 27 marsit, ora 24:00, PD e Alibeajt dorëzoi në KQZ listën e Këshilltarëve të Korçës, duke ndryshuar renditjen që kishte bërë kandidati Gjata.

Shkak ky për dorëheqjen e tij, si dhe të 38 këshilltarëve.

Në KZQ mbeti e dorëzuar zyrtarisht lista e ndryshuar dhe e depozituar më 24.03.2023. Kjo listë nuk mund të ndryshohej më.

Por ndodhemi për përpara këtij skandali:
1. Dorëheqja e kandidatit Gjata u pranua.
2. Dorëheqja e Kandidatëve për këshilltarë nuk u pranua dhe KQZ pranoi listën e ndryshuar.
3. PD e Alibeajt ka bërë një ndryshim total të listës së kandidatëve për Këshillin, duke hequr nga lista tërësisht shumë emra dhe duke i zëvendësuar ata me emra të tjerë.

Të gjitha këto pas mbylljes së afatit zyrtar.

Çfarë liste dhe cilët këshilltarë do të prezantojë nesër Alibeaj në Korçë?

Ata të dorëhequrit?

Ata që i ka ndryshuar pas datës që parashikonte ligji elektoral?

Këto shkelje flagrante të ligjit duhet të shkojnë pranë organeve të drejtësisë dhe të ndëshkohen drejtuesit politikë të partisë së Alibashës, por edhe të dalë në pah skandali i KQZ-së që është vënë në funksion të PD Alibeaj.

Kandidatët që kanë dhënë dorëheqje kërkojnë konsulentë ligjore si t'i drejtohen organeve ankimore dhe atyre të prokurorisë, teksa është një vepër penale dhe shkelje e të drejtave të tyre të zgjidhen dhe zgjedhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco