'Duhet rotacion politik'/ Meta: Vetëm shporrja e Ramës garanton lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve

'Duhet rotacion politik'/ Meta: Vetëm shporrja e Ramës garanton lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve

20:53, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratë së "Reporterëve Pa Kufij" të cilët theksojnë se në Shqipëri duhet rotacion politik. 

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shton se vetëm shporrja e Edi Ramës përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve. 

Meta fton qytetarët që të kontribuojnë për ndryshimin në 14 Maj. 

"E përshëndes qëndrimin e "Reporterëve Pa Kufij" që deklarojnë se për të përmirësuar raportin mes pushtetit dhe medias, në Shqipëri është i nevojshëm një rotacion politik. Renditja e vendit, e fundit në rajon për lirinë e medias dhe mjedisi skandaloz ku punojnë gazetarët shqiptarë është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik. Vetëm shporrja e "Rilindjes" dhe e këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve. Më 14 Maj gjithsecili ka mundësi të kontribuojë për Ndryshimin!", shprehet Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco