Skandali i Majlinda Bufit/ Opozita: KQZ të marrë masa. SPAK ta hetojë për shpërdorim detyre!

20:37, 06/05/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi në emisionin Piranjat në Syri Tv u publikua një video ku kryetarja e Bashkisë së Rosokovecit, Majlinda Bufi kërcënonte sanitaren me heqje nga puna për shkak të pranisë së saj në një miting të opozitës, përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ, i kanë kërkuar Ilirjan Celibashit që të marrë masa ndaj kandidates socialiste në këtë bashki, pasi ka shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor.

Në dokumentin e dorëzuar në KQZ, koalicioni "Bashkë Fitojmë" bën me dije se Majlinda Bufi ka shkelur dispozitat e kodit elektoral, ndaj duhet të merren masa sipas parashikimeve të nenit 171 e vijues të Kodit Zgjedhor.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili ka dënuar modelin e qeverisjes nga ana e socialistëve.

“E ka thjeshtë dhe vetëm çifligun e vet privat, ky është koncepti që rilindësit kanë krijuar në kokë, dhe për këtë duhen shporrur më 14 maj.

Gjithashtu SPAK, i lindur dhe i krijuar pikërisht për këtë mision, që të godasë korrupsionin, urgjentisht duhet të fillojë çështjen penale për shpërdorim detyre, në shumë aspekte të kësaj kryetare bashkie e cila është në detyre”, është shprehur Vasili.

Në materialin e publikuar mbrëmjen se premtes në emisionin Piranjat në Syri Tv, Majlinda Bufi i ushtronte presion pastrueses, e cila kishte guxuar të marrë pjesë në një miting të zhvilluar nga opozita në Roskovec.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco