Ilir Meta: Ora e drejtësisë do të vijë për korruptuesin e McGonigal. Edhe 6 ditë...

Ilir Meta: Ora e drejtësisë do të vijë për korruptuesin e McGonigal. Edhe 6 ditë...

17:57, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se ora e drejtësisë do të vijë për korruptuesin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. 

Meta tha se reforma gjyqësore që hyri në fuqi vetëm pak ditë më parë, është bërë me qëllim nga kryeministri Edi Rama, për të ndaluar qytetarët të ndjekin të drejtat e tyre.

Meta tha se për të ndjekur një proces të tërë gjyqësor, tashmë me uljen e numrit të gjykatave, do të duhen 24 vite.

“24 vjet duhet për të mbaruar një proces, të hapet e të mbyllet një çështjes. Mbyll gjykatat që shqiptarët të mos ndjekin të drejtat e tyre. Shihni ç’ndodh me Arbitrazhin. Humbje të tmerrshme. Kosova i fiton çështjet sepse atje është qeveri e ligjit. Këtu shkelen ligjet dhe paguan populli. Mesazhi i ndryshimit është mesazh triumfues përballë çdo manovre të dëshpëruar të Ramës dhe Ramoviçët në nivel lokal, sa më shumë presione bëjnë as më shumë nxisin revoltën e popullit ndaj despotëve të vegjël që e dinë pushtetin vendos zyrë personale. Shumë shpejt ora e drejtësisë do vijë për korruptuesin e McGonigalit që mendoi që do mbyste demokracinë. Edhe 6 ditë dhe Shqipëria do japë mesazh të jashtëzakonshëm se jemi një popull që e do lirinë e di të luftojë për të", u shpreh Meta. 

Kreu i PL vijoi më tej akuzat për qeverinë. 

"Mbi 1 miliard euro janë bërë rrush e kumbulla në katër vite. Paguhen inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe vjedhje të tjera të hatashme. Të vrapojmë këto ditët që kanë mbetur dhe të shpërndajmë fletëpalosjet që kemi për të votuar. Të votojmë masivisht lokacionin tonë për t’i dhënë shpresë të rinjve. Ju e dini shumë mirë që Fieri është më i njohur se Tirana. Studentët e Fierit nuk duan të kthehen pas, pasi ose s’do kesh perspektivë ose do bëhesh patronazhistë. Fieri është prodhues i naftë dhe qytetarët e blejnë karburantin më shtrenjtë se ne Ukrainë që është në luftë. Ndaj në këto 5 ditë të trokasim në çdo derë dhe ti ftojmë për të votuar. Për të mos i ndarë më qytetarët si të tanët apo të atyre. Ata janë qytetarët tanë dhe meritojnë të njëjtat të drejta. Ktheni celularin në një armë kundër krimeve zgjedhore, të filmojnë dhe denoncojnë. Gjithçka të fotografohet dhe regjistrohet pasi ata janë në orët e tyre të fundit të numërimit mbrapsht. Është dyfishuar administrata dhe janë hequr dhe komunat madje. Këshillat Bashkiak jo vetëm që do jenë transparente për do ketë seanca të veçanta që qytetarët të dëgjojnë për çfarë diskutohet dhe të ngrenë shqetësimet e tyre", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco