SYRI TV/ Spahia: Rama gënjeu për rrugën e Shirokës, të ndëshkohet me votë

14:55, 06/05/2023
A+ Aa A-

Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Shkodrës, zhvilloi takime me qytetarët në disa lagje të qytetit. Gjatë turit të tij ku mori mbështetjen  e qytetarëve për zgjedhjet, Spahia tha se kryeministri Rama po gënjen publikisht për të justifikuar mungesën e investimeve në Shkodër, pasi në realitet ai ka një urrejtje politike për Shkodrën. Ai bëri thirrje që ky model qeverisës përmes mashtrimti të ndëshkohet me votë në 14 maj.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, njëherësh kryetar i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, vijoi takimet me banoret e zonës turistike të Zogajve, ku zgjodhi t’iu përgjigjet mashtrimeve që sipas tij bëri publikisht kryeministri Rama për rrugën Shirokë  - Zogaj dhe ujësjellësin.

Spahia tha se rivali i tij politik prezantohet me programin e  inciuar më herët nga bashkia Shkodër, pasi nuk ka program. Ai tha se qeveria e ka diskriminuar Shkodrën ekonomikisht dhe në 14 maj duhet të ndëshkohet me votë.

Më pas, turi i takimit të kandidatit të “Bashkë fitojmë” vijoi në lagjet “Prek Cali”, zona e Pedonales, e Gjuhadolit, ku Bardh Spahia mori mbështetjen e tyre për 14 majin. Gjatë takimit, një qytetar denoncoi se kandidati socialist Benet Beci po i blen vota me 300 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco