Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Veliaj dha 17 mln dollarë për kompanitë e të afërmve të Mariglen Qatos dhe Arben Malokut

17:09, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kompanitë “5D” dhe “Arb Trans”, në pronësi të të afërmve të Mariglen Qatos dhe Arben Malokut, kanë përfituar plot 24 tendera me vlerë 17 milionë dollarë nga ujësjellësi i Tiranës. Këto tendera janë dhënë gjatë kohës që Qato dhe Maloku ishin drejtor në bashki dhe vartës direkt të Erion Veliajt. Tenderat janë dhënë në një kohë, që Erion Veliaj premtonte ujë 24 orë dhe justifikonte rritjen e tarifës për qytetarët me pretendimin e investimeve në rrjet.

SYRI TV

Abuzimi me fondet publike në bashkinë e Tiranës, duket se është një çështje e cila nuk ka marrë vemendjen e duhur deri më tani.

Kompanitë e të afërmëve të Arben Malokut dhe Mariglen Qatos, gjatë kohës që ishin drejtues në bashkinë e Tiranë, pra vartës të Erion Veliajt, kanë përfituar plotë 24 tendera publikë vetëm nga Ujësjellësi i Tiranës, me vlerë totale 1.7 miliardë lekë apo rreth 17 milionë dollarë.

Konkretisht, kompania 5D e të afërmëve të Mariglen Qatos dhe kompania ARB TRANS 2010 e të afërmëve të Arben Malokut, kanë përfituar 24 tenderat e sipërpëmendur.

Nisur nga të dhënat e Prokurimeve Publike kanë pasur si objekt kryesisht ndërhyrjen në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në kryeqytet, çka supozohet do të sillte edhe ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës.

Këto tendera janë përfituar gjatë periudhës kur Erion Veliaj premtonte gjithashtu se brenda pesë viteve Tirana do të kishte ujë 24 orë, duke justifikuar edhe rritjen e tarifës së ujit për qytetarët.

Por teksa Veliaj dështoi të mbajë këtë premtim, suksesi i vetëm i rritjes së tarifës së ujit për qytetarët është ajo e dhënies së 24 tenderave publikë për dy ish-vartësit direkt të Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës.

Tashmë i mbetet organeve përkatëse të verifikojnë ligjshmërinë e dhënies dhe përfitimit të këtyre tenderave nga bashkia e Tiranës për ish-punonjësit e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco