Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

VIDEO-SYRI TV/ Salianji denoncon Bashkinë Kavajë, banesat e rindërtimit për patronazhistin e PS

17:05, 05/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka denoncuar shpërdorimin e fondeve të Bashkisë së Kavajës, lidhur me apartamentet e ndërtuara për të prekurit nga tërmeti. Salianji tha se PS ka caktuar sekserin kryesor të bashkisë si patronazhist, Rudi Dyrmishi familja e të cilit ka marrë dy apartamente edhe pse jeton në një vilë 4-katërshe, ndërkohë që qytetarët janë ende të pastrehë.

Nga SYRI TV

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji denoncoi nga Kavaja keqpërdorimin e procesit të rindërtimit, ku patronazhisti i Bashkisë Rudi Dyrmishi ka përfituar dy apartamente të ndërtuara për të prekurit nga tërmeti, edhe pse ai ka në pronësi një vilë 4 katëshe.

Salianji garantoi qytetarët të cilët kërcënohen apo shantazhohen nga Bashkia për apartamentet e rindërtimit, se pas 14 majit, kandidati i opozitës Fisnik Qosja do të bëjë ndarjen sipas ligjit

Salianji paralajmëroi se do të denoncojë edhe raste të tjera kyr drejtues e zyrtarë të lartë të kësaj bashkie që zhvatin apartamentet dhe u bëjnë presion votuesve. Sipas tij në 14 maj do të ketë ndëshkim popullor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco