Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Schulz bën fushatë për PS-në, SYRI TV e ‘gozhdon’ për shpopullimin

13:43, 05/05/2023
A+ Aa A-

Ish-eurodeputeti, Martin Schulz zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, për të shprehur mbështetjen për mazhorancën në fushatë elektorale. Por i pyetur nga Syri Televizion për largimet masive të shqiptarëve, në vendin e tij, Gjermaninë, Schulz deklaroi se qeveria duhet të punojë për të krijuar vende pune për të rinjtë

SYRI TV

Në ndihmë të Partisë Socialiste, për fushatën elektorale erdhi  një eurosocialist i vjetër, që aktualisht mban postin e Presidentit të Fondacionit Friedrich Ebert, Martin Schulz.

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, Schulz shprehu mbështetjen për mazhorancën, duke deklaruar se vendi ka pësuar ndryshime të mëdha.

Por i pyetur nga Syri Televizion për largimet masive të shqiptarëve drejt vendit të tij, Gjermanisë, ish-eurodeputeti deklaroi se qeveria duhet të bëjë më shumë për të mbajtur të rinjtë në vendin e tyre.

Syri Televizion pyeti edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste për posterat denigrues që mazhoranca po përdor në fushatë elektorale, por Gjiknuri iu shmang pyetjes me justifikimin që nuk komenton aktualitetin politik në prani të ish-eurodeputetit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco