SYRI TV/ Mediu me kandidatët për këshillin bashkiak të Tiranës: Moment jetik për Shqipërinë

13:03, 04/05/2023
A+ Aa A-

Mediu në një takim me këshilltarët Republikanë të bashkisë së Tiranës që mbi 90% janë të rinj, theksoi se është momenti i tyre dhe e domosdoshme që të luftojmë fort në çdo rrugicë, lagje apo fshat të Tiranës, të bisedojmë dhe dëgjojmë njerëzit dhe ti kërkojmë të votojnë Nr 4 Partinë Republikane.

Po ashtu theksoj se ditën e hënë bashkë me të rinjtë do zhvillojnë një takim të rëndësishëm për familjen dhe besimin si baza të ideve republikane me autoritete politike të Kongresit Amerikan, Britanik dhe Gjerman.

Ky është një moment jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mendoj që jemi në situatën më të vështirë të historisë sonë kombëtare.

Shpopullimi, varfëria, korrupsioni, krimi, dominojnë shoqërinë, duke krijuar një problem shumë të madh me bindjen se çfarë duhet bërë dhe çfarë po bëhet në Shqipëri.

Kështu që zgjedhjet e 14 majit nuk janë thjesht zgjedhje për kryetar bashkie, apo zgjedhje për këshilltarë bashkie.

Ky është një moment jashtëzakonisht i vështirë për faktin sepse ky pushtet përpiqet me çdo mënyrë të ushtrojë presion për të larguar njerëz nga puna, ushtron presion me varfërinë, me ndihmën ekonomike, me shkatërrimin e bizneseve, me shkatërrimin e pronës, dhe ajo që është më e papranueshmja, ata mendojnë se shqiptarët janë në shitje.

Ditën e hënë, në orën 6 mbasdite, tek hotel Rogner, ne zhvillojmë një takim, i cili do të jetë me temë: Besimi, Jeta dhe Familja, ku do të marrin pjesë autoritete shumë të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania dhe nga Gjermania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco