‘25 mijë italianë në Tiranë’/ Gazetari kap gafil kryebashkiakun duke gënjyer, Veliaj: Po ti çfarë halli ke?

12:41, 04/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari Arjon Sulo ka kapur gafil kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj duke gënjyer për numrin e punonjësve të huaj kryesisht italianë që jetojnë në kryeqytet.

Gjatë një interviste në media, gazetari Sulo i ka llogaritur live Veliajt se ka dhënë leje për rreth 30 mijë apartamente në Tiranë dhe se një numër i tillë është shumë më tepër se nevoja apo fuqia blerëse, pasi në 4 vitet e fundit kryeqytetit i janë shtuar 43 mijë njerëz, të cilët mund të akomodohen në rreth 15 mijë apartamente.

Duke u përpjekur për ti bërë bisht pytjes dhe për të krijuar mjerrgull, Veliaj thotë se në Tiranë jetojnë 25 mijë italianë, por një gjë e tillë u kundërshtua nga gazetari duke i thënë se vetë kryebashkiaku ka thënë para 2 vitesh se në kryeqytet janë 8 mijë italinë që janë të regjistruar në Zyrën e Punës.  

Gazetari: Janë 43 mijë të ardhur. Lejet tuaja janë 5.7 milionë metra katror për 4 vite, 2014-2021. Zëmë gjysmat që janë për ndërtim sepse gjysma janë magazina televizione. 3 milionë marrim 100 metra katror një apartament, i bien 30 mijë apartamente. Në Tiranë kanë ardhur 43 mijë.

Veliaj: Po. Nuk kanë ardhur 43 mijë.

Gazetari: Për 4 vite 2017-2021

Veliaj: Po, po të huajt që jetojnë në Tiranë dhe nuk janë rezident, 25 mijë italianë i ke numëruar këtu?

Gazetari: Po nuk janë 25 mijë italianë.

Veliaj: Po sa janë sipas teje?

Gazetari: 8 mijë kanë qënë e ke thënë këtë para 2 vitesh dhe 8 mijë ishin te Zyra e Punës.

Ngel Veliaj kruan hundën...

Gazetari: 43 mijë ta pjestojmë me 3 anëtarë që ka një familje del 15 mijë apartamente. Po 15 mijë të tjera çfarë janë këto?

Veliaj: Po ti çfarë halli ke?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco