VIDEO/ Meta-Ramës: O kampion i mosmirënjohjes, parkun Rinia e pastrova unë se ti doje kulla

VIDEO/ Meta-Ramës: O kampion i mosmirënjohjes, parkun Rinia e pastrova unë se ti doje kulla

11:48, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, postoi një video në TikTok, ku i drejtohet me një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Meta shpjegon se si ishte ai që e pastroi parkun Rinia në kohën kur ishte kryeministër, pasi Rama si kryebashkiak donte të bënte kulla.

“Mor kampion i mosmirënjohjes dhe i pabesisë, po përse more, nuk e dinë qytetarët e Tiranë që atë parkun Rinia ua ktheu Ilir Meta se të ishte për ty, do ta kishin mbytur me kulla dhe parkun Rinia.

Edhe atë Lanën, ua ktheu Ilir Meta, që ishte plot me ato kioskat, se ty në telefon të merrte një nga ata që kishte lokal te parku Rinia dhe futeshe poshtë tavolinave e shkoje në spital e thoshe më filloi migrena,” tha Meta.

 

@tiktokulirise META I DREJTOHET RAMES#viral #bashkefitojme #tiktokalbania #14Maj #ilirmeta #drejtesi #partiaelirise ♬ original sound - tiktokulirise

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco