Cara: Çdo virus ka një antivirus, ne në Durrës e kemi gjetur ilaçin

21:14, 03/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Igli Cara është shprehur se Durrësi ka nevojë për ndryshim dhe unë jam këtu për të dhënë zgjidhej të gjitha halleve dhe problemeve të qytetarëve.

Cara ka theksuar se ne nuk do ti përgjigjemi bandës me banda por me një kulturë qytetare ku durrsakët do të dinë të bëjnë ndryshimin.

E kam thënë në çdo media që kam dalë se nuk do të vazhdoj kurrë lojën e zotit Rama, por jam këtu për të zgjidhur hallet dhe problemet e qytetarëve. Unë Ramën e kam parë prej kaq kohësh se në periudhë fushatash njëherë e bën me dajre njëherë e bën  me kërcim njëherë me batutë dhe kurrë nuk del përballë qytetarëve dhe u jep urdhër dhe kandidatëve të dalin në debat publik.

Rama në Durrës  i ka pasur të dy pushtetet në Durrës dhe bashkinë e ka prej gati 23 vitesh dhe të ndjekësh Ramën në budallikun e tij u në nuk e quaj të arsyeshme kështu që të më falni për fjalorin por jam këtu për të folur për problemet e qytetit.

Sa i përket burrë apo grua kur bëhet fjalë për qytetin e rëndësishme është të ndajmë nëse ke ose nuk ke vullnet ta bësh këtë punë, di apo nuk di dhe të jesh në krah të qytetarëve për ti zgjidhur hallet.

Në këtë pikë përsa i përket fakteve për sondazhet që shtabet e tyre i kanë bërë dhe dalin humbës nuk është se kam dijeni por Rama sa herë është në zgjidhje ai ka tentuar të manipulojë të intimidojë dhe të angazhojë forca të tjera për të ndikuar në rezultat. Ne kemi marrë të gjitha masat që t’i përballemi të gjitha këtyre metodave. Mendoj se çdo virus ka dhe një antivirus dhe ne e kemi gjetur atë antivirus. Ne përballë bandës nuk do ti përgjigjemi me banda por kem gjetur një mënyrë tjetër që ti përgjigjemi me forcën qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco