Akuzat për diplomën/ Këlliçi: Shpifësit do duhej të skuqeshin pak sot, në ditën e lirisë së medias!

Akuzat për diplomën/ Këlliçi: Shpifësit do duhej të skuqeshin pak sot, në ditën e lirisë së medias!

19:39, 03/05/2023
A+ Aa A-

Faktoje-USAID, falë një investigimi zbuluan se artikujt për diplomën e shkollës së mesme të Belind Këlliçit ishin dezinformim i nxitur nga Partia Socialiste dhe Erion Veliaj përmes medias Shqiptarja.com me pronar italianin Carlo Bollinon. 

Është përgjigja e Universitetit Coppin në Maryland, SHBA, që rrëzon propagandën shpifëse të Veliajt dhe Bollinos. 

Pasi lajmi i verifikimit të mashtrimeve u bë publik nga Faktoje, ka reaguar kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi. 

Duke shpërndarë lajmin, Këlliçi shkruan se "shpifësit do të duhej të skuqeshin pak sot, në ditën e lirisë së medias". 

Reagimi
Ja e vërteta. Shpifësit do duhej të skuqeshin pak sot, në diten e lirisë së medias. 

Image

Universiteti amerikan bëri me dije se Belind Këlliçi është regjistruar në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe është diplomuar për Shkenca Menaxhimi në dhjetor të 2008-ës.

Universiteti Coppin thotë në përgjigjen për “Faktoje.al” se Këlliçi është diplomuar si student i shkëlqyer, me vlerësimin më të lartë.

Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare”, thotë në reagim Universiteti Coppin, Maryland, SHBA.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco