Sjelljet e Edi Ramës/ Peka: Ka frikë, këto janë zgjedhjet e para që ai ka kundërshtar real politik

Sjelljet e Edi Ramës/ Peka: Ka frikë, këto janë zgjedhjet e para që ai ka kundërshtar real politik

19:05, 03/05/2023
A+ Aa A-

Drejtuesi i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Avenir Peka duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se Edi Rama po përballet për herë të parë me kundërshtarë realë politik, si kryetar i PS-së.

Peka u shpreh se kjo frikë, bën që ai të sillet në këtë mënyrë.

‘Kjo që po bën qeveria nuk është as arrogancë, as vetëbesim, por është frikë. Është aq politike dhe elektorale sa është edhe psikologjike e Edi  Ramës. Po të shikosh historinë politike të Edi Ramës, pjesëmarrja e tij në zgjedhje.

Pjesëmarrja e parë e Edi Ramës ka qenë ajo e zgjedhjeve vendore të 2007. Vetëm për certifikatat e gjendjes e civile e detyroi Shqipërinë të shtyjë zgjedhjet lokale. Nuk pranonte pasaportat, por donte veç certifikatat e gjendjes civile. Ky është nonsens por e përdorte për të shtyrë zgjedhjet. Pse? Sepse nuk futej dot në zgjedhje normale.

Edi Rama nuk pranon normalitet në zgjedhje, ai kërkon krizë dhe shkaktari i krizës të jetë ai.

Në 2013, u fut në zgjedhjet se i kishte mbyllur gjërat. LSI kaloi në koalicion, me bandat u lidh dhe u fut.

Në 2015 kishte filluar punë me Lulzim Bashën, se kishte mbyllur reformën territoriale, ja la terrenin bosh Basha. Në 2017 e dimë se çfarë ndodhi. Në 2019 e dimë se çfarë ndodhi.

Në 2021 bëri atë që bëri.

Që kur është futur në zgjedhje Edi Rama personalisht si lider i PS-së, janë zgjedhjet e para që ai ka kundërshtar real politik. Dhe duke qenë se janë zgjedhjet e para me kundërshtar real, ai nuk mund të bëjë zgjedhjet normale. Dhe çfarë ndodh? Historia me gjyqin e vulës, sepse nuk pranon dot, e ka psikologjike, pa kaluar tek frika elektorale.

Ai nuk mund të bëjë zgjedhje normale, dhe çfarë ndodh? Nuk e lejon partinë kryesore opozitare të futet me logon dhe emrin e vet’, tha Avenir Peka në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco