Dikur mbështetës i tij, sot Sula: Alibeaj ju futi thikën pas shpine demokratëve

11:47, 03/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka deklaruar se koalicioni 'Bashkë Fitojmë' në qarkun e Elbasanit do të fitojë të paktën 4 bashki.

Sula thotë se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin, Belsh dhe një bashki tjetër.

Po ashtu Sula u shpreh se fakti që Enkelejd Alibeaj doli më kandidatët e tij në 14 maj, lë hapësirë për dyshime.

I ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, Sula, përforcoi këtë deklaratë ku ndër të tjera u shpreh se Alibeaj ju ka ngulur thikën pas shpine demokratëve pasi sipas tij, PD nuk duhet të kishte kandidatë të dubluar.

 Të jemi të qartë që unë kurrë nuk kam qenë kundër Primareve dhe i kam mbështetur që në fillim kandidatët e Primareve.

Mbas 30 prillit pasi u bë Kuvendi , kishte dy rrugë ose rruga pa vulë, sigël as asgjë, kur erdhi momenti që duhet të ishim të gjitha bashkë pas vendimit të 3 marsit, ndryshoi sjellja e tyre dhe këtu u ndava dhe argumenti i vetëm ishte bashkimi për zgjedhjet e 14 majit, gjë që nuk ndodhi. Alibeaj ju futi një thikë pas shpine demokratëve. Sepse duhet të ishim të bashkuar kundrejt mazhorancës dhe jo duke vendosur kandidatë që i kanë shanset zero për të fituar përballë PS. Unë nuk jam dakort me këtë qëndrim dhe jam ndarë në këtë moment haptazi. Nëse do kishte një moment qe do punohej për kandidatët të përbashkët po, por në këtë moment nuk mund të bashkohem me ta, që të bëjmë rolin. Unë do shikoj të gjithë faktorët. Diegia e mandateve dhe mospjesmarja në zgjedhje vendore është një çmenduri kolektive. Duhet të përballesh, të përplasesh. Që pjesa tjetër të kuptojë që ti lufton. Kurrë nuk duhet lënë fusha bosh!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco